• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mbetjet spitalore terrorizojnë banorët në Librazhd
Home
Sociale

Mbetjet spitalore terrorizojnë banorët në Librazhd

27 November, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Mbetjet spitalore janë kthyer në një rrezik serioz për banorët e lagjes “Dedashment” në Librazhd, duke u shpërndarë në një sipërfaqe prej 200 metrash rreth banesave të tyre prej rreth 6 vitesh.

Deri me sot, Bashkia e Librazhdit nuk ka marrë masa për gjetjen e një zgjidhjeje. Madje, me një vendim të Këshillit Bashkiak, afër kësaj lagjeje do të ishte vendgrumbullimi i mbetjeve të qytetit.

Mjafton të kalosh pranë lagjes “Dedashment”, ose siç njihet për të gjithë “Hekurudha”, ku jetojnë të paktën 13 familje, do të shohësh sesi janë shpërndarë shiringat, shishet e serumit, tubat e oksigjenit, etj..

Ankesat e bëra nga banorët kanë nisur prej vitit 2015, por ende asnjë institucion nuk e ka dëgjuar zërin e tyre. Gjatë verës, situata është edhe më alarmante sa i përket infeksioneve apo pickimeve nga insektet. Ndërsa në dimër, me fillimin e shiut, e gjithë fusha kthehet në llucë.

Një prind tregon se, për shkak të jetesës pranë këtyre mbetjeve, po iu sëmuren fëmijët duke u rënë flokët dhe duke pasur infeksione në fytyrë. Edhe pse në vështirësi ekonomike, ilaçet i blen 800 euro në Greqi, pasi në Shqipëri nuk gjenden.

Banorët tregojnë se, pak kohë më parë, një fadromë ka hedhur një sasi dheu sipër mbeturinave që gjenden në të gjithë fushën. Fakt ky, që u vërtetua sapo një banor gërmoi me kazmë dhe në sipërfaqe dolën mbetje të ndryshme urbane dhe spitalore.

E sikur të mos mjaftojë risku nga prania e mbetjeve spitalore, në fund të fushës fshihet mes shkurreve edhe një kanal i ujërave të zeza, që vjen nga një fabrikë riciklimi mbetjesh plastike, në largësi rreth 200 metra nga banesat. Llumi i së cilës derdhet në lumin Shkumbin.

Gazetarët e “Fiksit” iu drejtuan Drejtorisë së Shëndetit Publik të Librazhdit. Rigelsa Koçi, shefe e Shërbimit të Shëndetit Mjedisor pohoi se, për situatën në fjalë institucioni ishte vënë në dijeni nga “Fiks Fare”.

“Pasi erdhët e na vutë në dijeni, që në lagjen e ish-ndërmarrjes ‘Dedashment’ ka jo vetëm mbetje të ngurta, kemi evidentuar aty edhe mbetje spitalore. Ndaj kemi përgatitur shkresa drejtuar Institutit Shtetëror Shëndetësor, dega Elbasan, si dhe Bashkisë së Librazhdit”, theksoi shefja e Shërbimit të Shëndetit Mjedisor, Rigelsa Koçi.

Ankesa e banorëve nuk mungon as në ISHSH-në Elbasan, ku inspektori Gazment Miza pohon se një e tillë është depozituar në këtë institucion që në vitin 2015. Por, pas interesimit nga ana e “Fiks Fare”, ISHSH-ja Elbasan ka kryer një inspektim tjetër dhe pas konstatimit të bërë i kanë lënë si detyrë Bashkisë së Librazhdit të zgjidhë problemin, ose në të kundërt do të merren masa siç e parashikon ligji.

Meqë Bashkia e Librazhdit nuk ka marrë ndonjë masë, gazetarët iu drejtuan Inspektoriati Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Elbasan. Që në fillim, kryeinspektorja Ada Guzi pohon se nuk kishin hapësirë ligjore për të verpruar, pasi pozicioni i titullarit ishte “i ngrirë”.

“Është depozituar nga ana e Bashkisë së Librazhdit shkresa për mbetjet, por nga institucioni të cilin përfaqësoj nuk i është kthyer përgjigje, pasi momentalisht është ‘i ngrirë’, deri në vendosjen e strukturës së re”, shprehet znj. Guzi.

Megjithatë, kryeinspektorja dërgoi një grup për inspektim në terren, ku konstatuan mbetje të rrezikshme spitalore. Për sa i përket fabrikës së riciklimit, ajo rezulton me leje mjedisore, por do të jetë në monitorim të zbatimit dhe mbajtjen e standardeve.

Kryeinspektoria e ISHMP-së Elbasan pohon se Bashkisë së Librazhdit i është lënë si detyrë e menjëhershme pastrimi i mjedisit.

Pak ditë më vonë, gazetarët e “Fiks Fare” u rikthyen përsëri në lagjen “Hekurudha” në Librazhd, por kësaj radhe bashkë me kryebashkiakun Kastriot Gurra. Në vend konstatohet se janë marrë masa për rehabilitimin e zonës.

Vet kryebashkiaku shprehet se, zonat kanë qenë reparte ushtarake më përpara dhe mbetjet janë të bartura në vite, por Bashkia do të bëjë gjithçka ka në dorë për rehabilitimin e zonës. “Mbetjet nuk do të largohen, por mbi to do të hidhet dhè, duke bërë që ndikimi i tyre në mjedis të jetë i mospërfillshëm”, shton kreu i Bashkisë së Librazhdit.

Fillimi i operacionit “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” duket se do të përfshije edhe mbetjet e depozituara në lagjen “Dedashment” në Librazhd.

Këtë e pohon vet drejtori i Përgjithshëm i Politikave, në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, z. Pëllumb Abeshi, duke e quajtur ndotjen në Librazhd si “pikë e kuqe” ku duhet ndërhyrë.

“Në 6-mujorin e ardhshëm do të nisë një aksion pastrimi, ku bashkitë do të punojnë në planin rajonal dhe aty ku nuk ka landfille do të kërkohet të gjenden zgjidhje. Por, edhe te subjekte të veçanta do të ndiqet ecuria e tyre në zbatimin e lejeve mjedisore, në të kundërt do të merren masa”, shton drejtori Abeshi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si të keni një jetë shoqërore, pa pretenduar se jeni shumë i pasur
Previous article ALFRED PEZA/ “Rruga e Kombit” apo “Autostrada e Paqes”!

k.autor

Postime të ngjashme

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit Aktualitet

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT