• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ “Rruga e Kombit” apo “Autostrada e Paqes”!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ “Rruga e Kombit” apo “Autostrada e Paqes”!

27 November, 2017 Redaktor1 OP-ED

A është “Rruga e Paqes” edhe “Rruga e kombit”? Po “Rruga e Kombit”, a kalon përmes “Rrugës së Paqes”? A mund të bashkëjetojnë të dyja në harmoni dhe në këtë mënyrë, të shtrojnë mundësinë që nëpërmjet paqes ti shërbehet më mirë edhe kombit? Këto dhe pyetja të tjera më erdhën vetëvetiu në mendje ndërsa ndiqja me interes të shtuar disa zhvillime jo vetëm politike, ekonomike dhe të gjeopolitikës rajonale. E nuk ishin pak brenda 72 orëve të shkuara: Mbledhja e parë e Dhomave të Tregëtisë Shqipëri- Serbi me prezencën e rreth 100 kompanive private nga të dyja vendet. Vizita e Presidentit Ilir Meta në Luginën e Preshevës në Serbinë Jugore dhe mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, në qytetin e Korçës.

Përtej shumë retorikave dhe ujërave të kuptueshme për takime në të tilla raste, të gjitha bisedat dhe nevojat, të çonin në një pikë: Në Durrës. Në port. Në portën më të madhe hyrëse të Shqipërisë detare, nga perëndimi. Ministri i Ekonomisë së Serbisë Goran Knezeviq tha në fundjavë në Tiranë se projekti i ndërtimit të autostradës Nish- Merdar- Prishtinë- Durrës do të sillte përfitime të mëtejshmë në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Serbisë. Edhe pagëzimi i “Rrugës së Kombit” me një emër të ri tejet kuptimplotë, siç është “Autostrada e Paqes” do ti japin mundësinë Serbisë për një dalje tjetër në Detin Adriatik, siç është ajo në Portin e Durrësit.

Gazeta “Koha Ditore” e Prishtinës shkruante se “ëndrra e Mbretit Serb, Stefan Dushani për të dalë në Portin e Durrësit po bëhet realitet pas rreth 660 vjetësh, por kësaj radhe jo me luftë, por me paqe përmes “Autostradës së Paqes”. Kjo më kujtoi një frazë lapidare të të mirënjohurit Haris Silajxhiç tek libri i tij “Shqipëria dhe shqiptarët në arkivat e Uashingtonit” kur thotë se pavarësisht se vrasja e arqidukës Franc Ferdinand, trashëgimtarit të fronit të perandorisë austro- hungareze në 28 qershorin e 1914 në Sarajevë, shërbeu si sebep për fillimin e Luftës së Parë Botërore, prapa saj fshihej qëllimi i vërtetë. I cili ishte: Ti sigurohej Serbisë, një dalje në Detin Adriatik, nëpërmjet Shqipërisë.

Ajo luftë shkaktoi rënien e katër perandorive dhe mbylljen e kapitullit të rendit botëror të vendosur pas Luftrave Napoleoniane dhe krijoi premisat edhe për një luftë tjetër pas afro dy dekadash: Luftën e Dytë Botërore. Megjithëse kaluan edhe 50 vite në këtë anë të Perdes së Hekurt dhe çerek shekulli demomokracie, ja ku po i rikthehemi edhe njëherë ëndrrës serbe me det dhe nevojës shqiptare për tregje. Realiteti i sotëm është kryekëput i ndryshëm nga çdo pikëpamja, nga sa më parë, kurdo në historinë mes nesh.

Po sot, në Korçë vetëm pak orë nga festimet e 105 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me pjesëmarrjen edhe të qeverisë së një shteti tjetër shqiptar, asaj të Kosovës, Kryeministri Rama dha lajmin e hapjes së Zyrës Operacionale të Kosovës në Portin e Durrësit. “Mallrat e Kosovës në pikën e Portit të Durrësit, nuk do të kalojnë më në asnjë pikë tjetër kufitare, brenda Shqipërisë”,- tha Rama. Me pak fjalë, kjo do të thotë se Porti i Durrësit tani është edhe Porti i Kosovës, po aq sa është e do të jetë, edhe porti i Shqipërisë dhe i gjithë shqiptarëve.

Serbia po kërkon që të ketë dalje në Adriatik nëpërmjet Portit të Durrësit. Një ëndërr që presin ti bëhet realitet nëpërmjet shndërrimit të “Rrugës së Kombit” nga Durrësi- Kukësi e Prishtina, në “Autostradën e Paqes” që zgjatet deri në Nish e Merdare . Kjo nevojë ndryshe nga 660 vjet më parë dhe ndryshe nga 103 vjet më parë, nuk është një projekt pushtimi e aq më pak lufte. Por një projekt biznesi për lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve, ideve, parave, nevojave dhe interesave të përbashkëta në një treg prej rreth 15 milionë banorësh.

Nevoja e Serbisë për Portin e Durrësit shkon përtej perceptimit tone për raportet e saj me Rusinë, apo edhe ato të rejat me Kinën, të cilët sot menaxhojnë Portin e Pireut, por pjesërisht edhe atë të Selanikut dhe po investojnë për projektin më të rëndësishëm infrastrukturor të këtij shekulli, që synon ringjalljen e “Rrugës së Mëndafshit”. Ky hap ndihmon edhe shqiptarët që ta rrisin peshën dhe rëndësinë në rajon. Me sigurinë e një vendi anëtar të NATO-s e pas disa vitesh edhe të BE-së, shqiptarët kanë nevoja për tregje të reja. Ky nuk është shekulli i luftrave botërore me armë, por i luftrave për burime dhe mundësi të reja ekonomike. Ndaj “Rruga e Kombit”, nuk ka se si të mos kalojë për këtë, edhe nga “Autostrada e Paqes”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mbetjet spitalore terrorizojnë banorët në Librazhd
Previous article FOTO/ Katari na surprizon me stadiumin e parë të çmontueshëm, gati për Botërorin 2022

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT