Socializimi zakonisht nënkupton shpenzim të parave.
Është një gjë për të ardhur keq pasi ajo që na krijon neve shumë gëzim, sidomos gjatë kohës së fundvitit, na kushton shumë për portofolin tonë.
Por, ja disa këshilla si të mund të kënaqeni me shoqërinë dhe të mos shpenzoni më shumë seç duhet, transmeton Indeksonline.
Zgjidhni shoqërinë
S’ka asgjë më të keqe se të uleni në një restorant duke pretenduar se nuk jeni i uritur dhe duke porositur një sallatë të thjeshtë. Mos u bëni miq me njerëzit që do t’ju shtyjnë në situata të vështira ose do të gjeni vetën duke ngrënë ushqim “të varfër” gjatë gjithë muajit, për hirë të një nate të madhe bashkë me këtë shoqëri.
Kjo është shumë e rëndësishme veçanërisht kur bëhet fjalë për gjëra të tilla si ditëlindjet dhe Krishtlindjet. Ju nuk duhet të ndiheni në presion për të vendosur për një dhuratë. Nëse ata janë një mik i mirë, ata do të jenë të lumtur edhe po të mos i blini asnjë dhuratë, nëse kjo do të thotë se mund t’i kryeni shpenzimet e daljes.
Gjeni alternativa tjera
Nuk ka kuptim vetëm të thuash që nuk mund ta përballosh dhe ta përfundosh bisedën dhe të uleni në dhomën tuaj dhe të shihni fotografi të miqve tuaj në SnapChat. Ajo gjithashtu mund të dërgojë një mesazh tek miqtë tuaj se ju po justifikoheni pasi nuk dëshironi t’i shihni ata, kur në të vërtetë nuk është një gjë e tillë.
Nëse keni një aktivitet të lirë që dëshironi të provoni, ose jeni të lumtur të qëndroni vetëm në shtëpinë e dikujt, thoni. Ju ndoshta do të gjeni se ata vetëm duan të bisedojnë në vend që të bëjnë ndonjë gjë të veçantë.
Kombino miqtë e tu
Nëse je dikush që ka miq nga qarqe të ndryshme, mendoni t’i bashkoni të gjithë.
Natyrisht, ka të mirën e kursimit të parave, por gjithashtu është një iniciativë e mirë për t’i bashkuar njerëzit dhe të formoni një shoqëri të re.