Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Tiranë, pasi dy makina janë përplasur.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur te kryqëzimi i urës së drejtorisë së policisë, teksa nga përplasje e fortë një prej tyre ka përfunduar pranë lumit Lana dhe tjetri, nga ana e dyqaneve në unazë. Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas banorëve të zonës, përplasja ka qenë shumë e fortë dhe ka shkaktuar zhurmë të madhe.


