• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Kush është babai dhe kur erdhi në jetë? Pritet përgjigja e ekspertëve për foshnjen që u mbyt në valixhe
Home
Breaking News

DETAJET/ Kush është babai dhe kur erdhi në jetë? Pritet përgjigja e ekspertëve për foshnjen që u mbyt në valixhe

3 May, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mostrat e foshnjës së gjetur pa jetë një ditë më parë, e mbyllur në një valixhe dhe e lënë në një dollap brenda banesës së 40-vjeçares Valmira Hasimllari, janë dërguar për t’u ekspertuar në Institutin e  Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Mjekët ligjorë të shërbimit spitalor të Korçës kanë kërkuar përgjigje për dy çështje: moshën e foshnjës si dhe për të dalë në përfundimin nëse kemi të bëjmë me një lindje të zakonshme apo abort. Burime nga grupi hetimor thanë se fëmija ka qenë i formuar plotësisht çka tregon se kemi të bëjmë me një lindje, duke hedhur poshtë dyshimet e një aborti.

Bashkëshorti i 40-vjeçares një ditë më parë jashtë kamerave tregoi se ka dyshime të forta për atësinë. Nga ana tjetër 40-vjeçarja Valmira Hasimllari nuk është në gjendje për të dhënë sqarime rreth shtatzënisë së saj dhe lindjes së foshnjës. Kjo për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

Ajo çfarë është mësuar ka të bëjë me asistencën që i kanë dhënë familjarët e saj pas lindjes, duke e çuar në spitalin e Korçës. Në ato momente për shkak të anemisë së theksuar dhe hemorragjisë gjatë lindjes, 40-vjeçarja ka qenë në rrezik për jetën. Një burim tha se krahas familjarëve ka qenë dhe bashkëshorti i saj ai që e ka dërguar në spital.

Ky i fundit  një ditë më parë ka qenë kontradiktor në deklarimet e tij kur është shprehur se ka pasur dyshime për një abort të bashkëshortes. Nga ana tjetër burime që vijnë pranë shtëpisë së lindjes në Korçë pranohet zyrtarisht se 40-vjeçarja prej muajit Janar nuk rezulton të ketë pasur vizita mjekësore pranë këtij institucioni.

Në kushtet kur grupi i hetimit e ka të vështirë të marrë në pyetje për të gjitha rrethanat 40-vjeçaren, është në pritje të përgjigjeve të mjekësisë ligjore për të pasur një pistë të qëndrueshme për ngjarjen. Megjithatë gjatë dy ditëve oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë në pyetje familjarë të 40-vjeçares, bashkëshortin e saj si dhe fqinjët që kanë pasur kontakte me të.

40-vjeçarja Valmira Hasimllari jetonte në një lagje periferike të qytetit të Korçës me një fëmijë 15 vjeç me probleme të autizmit si dhe bashkëshortin e saj i cili më shumë qëndronte në emigracion sesa pranë familjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUR NËNA KTHEHET NË "MONSTËR"/ Rastet SHOKUESE kur kanë mbytur e torturuar foshnjat e tyre
Previous article EUROVIZIONI/ Ronela Hajati vazhdon të nxisë komente, gjerdani i kushton më shumë se 10 mijë €

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT