• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
OFENDOI SIMBOLET KOMBËTARE SHQIPTARE/ Gjykata dënon me 8.6 vite burg Mondi Kolilën, por në mungesë
Home
Aktualitet
Kronikë

OFENDOI SIMBOLET KOMBËTARE SHQIPTARE/ Gjykata dënon me 8.6 vite burg Mondi Kolilën, por në mungesë

18 February, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mondi Kolila dënohet me 8.6 vite burg në mungesë për shkak se ka fyer simbolet kombëtare të Shqipërisë. Ai është kreu i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit dhe akuzohet për trazirat që kanë ndodhur në jug të vendit në datën 12 Maj të 2018 në fshatin Bularat.

Hetimet për Kolilën kishin nisur që prej vitit 2018 nga prokuroria e Gjirokastrës, ndërkohë që vendimi për shpalljen e tij fajtor në mungesë është dhënë nga ana gjykatës së shkallës së parë në Gjirokastër. Pas shpalljes në kërkim nga policia, Kolila u largua drejt Greqisë.

Ky është dënimi i parë që jepet në Shqipëri për fyerjen e simboleve kombëtare. Kolila është akuzuar po ashtu për tubim të paligjshëm si dhe për shpërndarjen e shkrimeve antikushtetuese. Veprat penale për të cilat është gjetur fatjor Kolila janë “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve”, “Shpërndarje e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestimeve të paligjshme”.

Bëhet fjalë për një aktivitet të zhvilluar në 15 maj të 2018. Kjo video është publikuar në Facebook pikërisht nga Kostandin Kacifas, personi që disa muaj më vonë në tetor të 2018 do të vritej nga FNSH, pas sulmit me armë ndaj policisë ndaj policisë në fshatin Bulat të Gjirokastrës, pikërisht në ditën mbahej ceremonia përkujtomore e JO-së greke, dita kundër pushtimit italian.

Në këtë video grupi i udhëhequr nga Mondi Kolila festoi në tokën shqiptare pushtimin e jugut organizuar nga aktivistë grekë të “Lëvizja për Ringjalljen e Vorio-Epirit”, të lidhur me nazistët e “Agimit të Artë”.

Në tubim kishte edhe shtetas grekë të ardhur nga Athina, Selaniku, Janina dhe Igumenica. Organizimi u bë në bashkëpunim me Bashkinë Dropull, ku të pranishëm ishin kryetari i bashkisë, Arqile Deçka, nënkryetari dhe përgjegjësi i kulturës.

Simbolet verio-epirote u vendosën në muret e ndërtesës së Qendrës Kulturore të Dropullit, por nuk qëndruan aty më shumë se disa orë pas aktivitetit festiv të ekstremistëve grekë. Kjo pasi rreth orëve të para të mëngjesit të 16 majit 2018, aktivistë dhe veprimtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar (LSHB) me në krye kreun e grupit, Kastriot Berisha (Tahir Veliu), hoqën simbolet greke duke i zëvendësuar ato me simbolet shqiptare.

Vendimi i plotë i Gjykatës

Me datë 12.05.2018 rreth orës 17.30 në fshatin Bularat, Bashkia Dropull, rrethi Gjirokastër në afërsi të shkollës së mesme të këtij fshati është mbajtur një tubim për përvjetorin e Protokollit të Korfuzit dhe autonominë e Epirit të Veriut, për luftetarët e rënë në vitin 1914, nga Lëvizja për Ringjalljen e Vorio Epirit. Në këtë tubim kanë qënë të pranishëm rreth 30 persona ku shumica prej tyre kanë ardhur nga Greqia si dhe pjestar të komunitetit të fshatrave të Bashkisë Dropull kryesisht të fshatit Bularat.

Fjalën e hapjes e ka mbajtur organizatori këtij tubimi, shtetasi Mondi Kolila kryetar i Lëvizjes për Ringjalljen e Vorio Epirit. Në këtë tubim janë mbajtur fjalime në lidhje me të ashtëquajturën çeshtje të Vorio Epirit ku janë shpërndare, libra në gjuhën greke që paraqesin rrethana e fakte historike disinformuese në lidhje me këtë çeshtje që nxisin urrejtje ose grindje midis kombësive racave dhe fesë.

Gjithashtu gjatë tubimit janë shpalosur dy flamuj grek me mbishkrimin 1914 (flamuj të Vorio Epirit), të cilët janë hequr mbas mbarimit të këtij aktiviteti, i cili ka zgjatur rreth 45 minuta. Për zhvillimin e këtij tubimi nuk është njoftuar policia vendore. Ky tubim është pasqyruar si lajm, nga disa media dhe gazeta online të përditshme shqiptare.

Nga Drejtoria e Antiterrorit është referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, material procedurial në lidhje me këtë ngjarje. Nisur nga ky material Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal nr.509, vitit 2018 në ngarkim të shtetasit Mondi Niko Kolila i datëlindjes 07/04/1963 lindur e banues ne Himare me gjendje civile i martuar me shtetësi Shqiptare, kombësi Greke, për veprat penale “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve”, “Shperndarje e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Organizimi dhe pjesmarrja ne grumbullime e manifestimeve te paligjshme”, parashikuar nga nenet 265, 225 dhe 262/1 i K.Penal. Hetimi në lidhje me këtë procedim penal është kryer nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Antiterrorit Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Nga gjykimi i kryer në lidhje me këtë ngjarje nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, është provuar fakti penal në ngarkim të të pandehurit Mondi Niko Kolila si organizator i këtij tubimi dhe me datë 11.02.2021, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër e ka shpallur fajtor dhe ka vendosur dënimin e tij me 8 vjet e 6 muaj burg për veprat penale “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve”, “Shperndarje e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestimeve të paligjshme”, parashikuar nga nenet 265, 225 dhe 262/1 i K.Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRROI JETË NË MOSHËN 79-VJEÇARE/ Nipi zbulon amanetin e Çipës: Ishte i sertë, më vonë kuptova vlerën e tij
Previous article "RRITJA E INFEKTIMEVE ISHTE E PRITSHME"/ Epidemiologu Alimehmeti: Imuniteti në dimër është më i ulët sesa në stinën e verës

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT