• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RRITJA E INFEKTIMEVE ISHTE E PRITSHME”/ Epidemiologu Alimehmeti: Imuniteti në dimër është më i ulët sesa në stinën e verës
Home
Sociale

“RRITJA E INFEKTIMEVE ISHTE E PRITSHME”/ Epidemiologu Alimehmeti: Imuniteti në dimër është më i ulët sesa në stinën e verës

18 February, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Epidemiologu Ilir Alihmehmeti i ftuar në studion e ABC këtë të enjte ka komentuar situatën pandemike në të cilën ndodhet vendi ynë.

Mjeku në intervistën e tij me gazetaren Juli Xhokaxhi është shprehur se personat që kanë një sasi normale të vitaminës D në trupin e tyre e kanë më të lehtë që ta përballojnë gjendjen nëse infektohen me koronavirus.

Rritja e numrit të rasteve të reja të të infektuarve me Covid ishte e pritshme sipas tij pasi imuniteti në dimër është më i ulët sesa në stinën e verës.

“Personat që kanë nivel normal të vitaminës D e kanë më të lehtë dhe janë më të mbrojtur. Personat obez kanë dhe më shumë problem, por këto janë vetëm studime që janë bërë në spitale. Është e rëndësishme që në këtë moment secili të bëjë kujdes me stilin e jetesës siç janë gjumi, menaxhimi i stresit të punës, i ushqimit. Shqipëria është një vend me diell por nëse ne do të qëndrojmë në vende të mbyllura atëherë nuk do të kemi efekt. Qëndrimi në diell duhet të jetë i mjaftueshëm dhe të jetë i ekzspozuarpasi kontakti i diellit në lëkura ka një efekt të rëndësishëm në krijimin e vitaminës D.

Nuk ka asnjë raport të saktë në lidhje me sa të infektuar dhe në raport me mpshat që ato kanë. Fëmijët adoleshentët dhe të rinjtë nuk janë pjesë e survejancës pasive por nuk mund të bëjmë një raport në lidhje me statistikën se sa rëndë janë apo jo.

Sa i përket variantit britanik deri më tani ekspertët theksojnë se shkalla e infektimit është e njëjtë, ne nuk duhet të nxisim imunitetin e turmës pasi do të shkaktojmë humbje jetësh. Ne duhet që të krijojmë imunitetin përmes vaksinës. Ne përditë zbulojmë nga 1 mijë raste të reja por kemi dhe x raste të tjera pa i zbuluar. Shifrat janë shumë të rëndësishme ne jemi në periudhë të ngjashme me pikun e dhjetorit dhe dy javët tani nga 1 shkurti e deri më sot.Në dimër ne kemi një imunitet më të ulët se verë,” ka thënë Alimehmeti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OFENDOI SIMBOLET KOMBËTARE SHQIPTARE/ Gjykata dënon me 8.6 vite burg Mondi Kolilën, por në mungesë
Previous article "KËTO IMAZHE JANË..."/ Emina Çunmulaj kujton e prekur të shkuarën si fëmijë: Kjo është arsyeja...

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT