• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDËRROI JETË NË MOSHËN 79-VJEÇARE/ Nipi zbulon amanetin e Çipës: Ishte i sertë, më vonë kuptova vlerën e tij
Home
Aktualitet
Kronikë

NDËRROI JETË NË MOSHËN 79-VJEÇARE/ Nipi zbulon amanetin e Çipës: Ishte i sertë, më vonë kuptova vlerën e tij

18 February, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare poeti vlonjat, Lefter Çipa. Poeti ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ai ka lënë pas një krijimtari të gjerë në libra e tekste këngësh.

Puntata e ditës së sotme e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, nisi pikërisht me këtë ngjarje të trishtë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin ishte nipi i tij, Akri Çipa, i cili tha se “puna e Lefterit na ka ushqyer me dashuri për poezinë, për këngën shqipe”.Akri shton se me gjyshin ka patur një lidhje me zhvillim të veçantë. “Ka qenë i sertë dhe kur isha i vogël e kisha “frikë”, por më vonë kuptova vlerën, valencën e tij shpirtërore dhe artistike. Krijuam një marrëdhënie shumë të afërt si në anën artistike ashtu edhe personale”, tha nipi i të ndjerit.

Akri vijoi duke thënë se ikja e tij është një “humbje e madhe për mua, familjen dhe gjithë dashamirësit e tij”.

Gjithashtu nipi rrëfen se si ka qenë gjendja e tij shëndetësore së fundmi. “Për fat të keq ka qenë një periudhë e vështirë, ku ka patur dhimbje fizike. Por ka qenë i qartë dhe i kthjellët edhe në momentet e tij të fundit. Që në fëmijërinë time të hershme e mbaj mend gjyshin vetëm duke shkruar. Edhe në këtë javë të fundit, doli publikimi i tij i fundit më 14 shkurt, me rastin e ditëlindjes sime”, tha ai.

Akri tregoi edhe amanetin e gjyshit. Sipas tij, Lefteri ka kërkuar që të varrosej në Pilur.

“Ka qenë shumë i lidhur me vendlindjen e tij. Jetoi jetën ashtu siç ai donte, ishte një person me shpirt artisti. Ishte krenar për familjen e vet, fisin dhe gjithë miqtë e tij që i vlerësoi shumë. Mendoj se iku pa asnjë brengë”, përfundoi nipi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JANË TË PËRQËNDRUAR TEK VETJA"/ 3 shenjat e horoskopit që do t’ju thyejnë zemrën
Previous article OFENDOI SIMBOLET KOMBËTARE SHQIPTARE/ Gjykata dënon me 8.6 vite burg Mondi Kolilën, por në mungesë

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT