• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FAMILJA SHQIPTARE NË ANKTH PREJ 5 DITËSH/ Asnjë gjurmë nga 19-vjeçarja e zhdukur në Greqi
Home
Aktualitet
Kronikë

FAMILJA SHQIPTARE NË ANKTH PREJ 5 DITËSH/ Asnjë gjurmë nga 19-vjeçarja e zhdukur në Greqi

20 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Familja Vasili, me origjinë shqiptare, është në ankth prej të premtes për zhdukjen pa gjurmë të vajzës së tyre 19-vjeçare Artemis Vasili, në Koropi.

Siç tregojnë familjarët, e reja doli nga shtëpia për të dhënë një intervistë pune në një dyqan lodrash por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Frika e familjes për fatin e fëmijës së tyre shtohet ndërsa sot është dita e pestë që ndodhet larg shtëpisë dhe nuk kanë asnjë lajm prej saj.

Prindërit po kërkojnë përgjigje në lidhje me zhdukjen e vajzës së tyre, në telefonin e saj celular dhe në llogaritë e saj në rrjetet sociale ndërsa ditën e zhdukjes së saj, Artemis u regjistrua nga një kamera sigurie duke ecur në një rrugë në Koropi në mesditë.

Kamera e sigurisë e regjistroi vajzën duke kaluar para një dyqani pak pas orës dy pasdite, duke kaluar rrugën për të marrë autobusin.

Sipas asaj që është bërë e ditur, vajza 19-vjeçare shkoi në një stacion autobusi më të largët nga ai ku duhet të ndalonte, fakt ky që shqetëson familjen e saj. Por nga ana tjetër askush nuk e di nëse Artemis hipi në autobus apo jo.

Në të njëjtën kohë, Life Line dhe specifikisht shërbimi Silver Alert do të kërkojë bashkëpunimin e Prokurorit, për të filluar të gjitha procedurat e nevojshme për hapjen e llogarive të 19-vjeçares, në mënyrë që të gjejnë se më ka biseduar dhe më kë kishte kontaktuar në periudhën e fundit para zhdukjes së saj.

Sipas babait të Artemis, i cili foli për protothema.gr, vajza e tij u zhduk të premten e kaluar pasdite. Duke u larguar nga shtëpia, ajo informoi prindërit e saj se do të jepte një intervistë pune në një dyqan lodrash të njohur në Koropi.

Prindërit ishin të qetë që fëmija i tyre do të shkonte atje, por sipas hetimit të policisë, Artemis nuk shkoi kurrë dhe autoritetet tani janë fokusuar te rrjeti i saj shoqëruar.

Sipas asaj që është bërë e ditur, vajza kishte takuar dikë përmes facebook dhe së fundmi ishte ndarë nga 24-vjeçari me të cilin ishte në lidhje, gjë që e kishte mbyllur në vetëvete.

Babai i saj e përshkruan si një vajzë të ëmbël, e qetë dhe e ndrojtur dhe i bën thirrje kujtdo që di diçka rreth saj të kontaktojë me ta në mënyrë që kjo çështje të ketë një fund të lumtur.

Raportohet se ditën kur ajo u zhduk kishte veshur pantallona të zeza, këpucë të bardha, një këmishë bojë qielli me vija të bardha dhe syze optike në ngjyrë argjendi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË MUAJ ME COVID-19/ Braho nga Kryeministria me lot në sy tregon betejën: Preka vdekjen…
Previous article MBYLLEN HETIMET PËR GRABITJEN E RINASIT/ Dosja me 8 të pandehur dërgohet për gjykim (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT