Drejtoresha e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho, e cila ishte prekur nga koronavirusi nga Kryeministria në një konferencë ku ka marrë pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka treguar përballjen me koronavirusin.
Braho është shprehur se ka prekur vdekjen duke falenderuar mjekët që e ndihmuan të rikthehej në jetë.
Ndër të tjera Braho u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat.
“Dua të falenderoj mjekët e ‘Shefqet Ndroqit’ mjekët që më ndihmuan ta kalojë këtë betejë jo vetëm mua, por të gjithë. Janë herojt e Shqipërisë për punën e palodhur që ata kanë treguar. Unë jam një dëshmi e gjatë pas tre javësh unë preka vdekjen kur oksigjeni vajti në 40%. Duhet pasur kujdes sot je mirë nesër e sheh veten në spital,” u shpreh Braho.