• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Yulia Skripal refuzon ndihmën nga Rusia: Për momentin nuk dua të përfitoj nga shërbimet e tyre
Home
Nderkombetare

Yulia Skripal refuzon ndihmën nga Rusia: Për momentin nuk dua të përfitoj nga shërbimet e tyre

12 April, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Yulia Skripal, e cila po shërohet, pasi së bashku me babai e saj, ish-spiunin rus Sergei Skripal, u helmuan muajin e kaluar në Britani, ka thënë se nuk dëshiron asnjë ndihmë nga Rusia.

Në një deklaratë të lëshuar më 11 prill nga Policia britanike, thuhet se Yulia ka thënë se ajo “është e vetëdijshme për kontaktet specifike me ambasadën ruse, të cilët me mirësi kanë ofruar ndihmën e tyre në çfarëdo mënyre që munden”.

“Për momentin nuk dua të përfitoj nga shërbimet e tyre, por, nëse ndryshoj mendjen, unë e di se si t’i kontaktoj ata”, ka thënë ajo, duke shtuar se “jam e sigurt dhe po ndihem më mirë”.

Yulia Skripal dhe babai i saj ishin hospitalizuar pasi më 4 mars u ishin ekspozuar një agjenti të fuqishëm nervrov.

Ambasada ruse në Londër ka vënë në pikëpyetje se nëse deklarata e lëshuar nga Policia britanike ka qenë në të vërtetë e lëshuar nga Skripalët, shkruan rel.

“Ne vazhdojmë të insistojmë që të takohemi me Yulia dhe Sergei Skripal. Situata rreth tyre duket më shumë si një ndalim me forcë ose si burgosje”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Yulia është liruar nga spitali më 10 prill. Ajo ka thënë se babai i saj është “ende i sëmunurë” dhe se ajo po vazhdon të “vuaj nga efektet e agjentit nervor të përdorur” kundrejt tyre.

Britania e akuzon Rusinë se qëndron prapa sulmit me agjent nervor, që nga Londra është identifikuar si agjent nervor i tipit Novichok, i prodhuar në Bashkimin Sovjetik. Por, Moska vazhdimisht mohon çdo përfshirje në këtë sulm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rikthehet në kuvend si deputet i pavarur Saimir Tahiri/ Sot do të mbaj fjalim (FOTO)
Previous article Putin s’i ndahet Ballkanit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT