• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Putin s’i ndahet Ballkanit
Home
Nderkombetare

Putin s’i ndahet Ballkanit

12 April, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Vladimir Putin ka ripohuar planet e tij për zgjerimin e influencës ruse në Ballkan. Në një takim me ambasadorët e rinj të akredituar në Moskë, presidenti rus është shprehur i gatshëm të ripërtërijë marrëdhëniet me Malin e Zi.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur sërish, ndonëse jo në mënyrë direkte, synimin për të tërhequr Malin e Zi në anën e tij dhe për ta shkëputur atë nga ndikimi Perëndimor. Sidoqoftë, kreu i Kremlinit është shprehur i vetëdijshëm se për momentin një gjë e tillë është vështirë të realizohet.

Duke folur në një ceremoni të mbajtur në pallatin presidencial, ku ambasadorët e rinj të akredituar në Moskë dorëzuan letrat kredenciale, Putin ka thënë se, situata aktuale e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Malit të Zi nuk përputhet me miqësinë e gjatë dhe tradicionale të dy vendeve.

“Aktualisht është më se e qartë që marrëdhëniet ruso-malazeze nuk janë në rrjedhën tradicionale të miqësisë shekullore e vllazërore dhe atë të afrimitetit shpirtëror mes dy vendeve”, ka deklaruar Putin.

Duke iu drejtuar ambasadorit të dërguar nga Podgorica, Presidenti ka theksuar se Rusia është pro zhvillimit të marrëdhënieve me Malin e Zi, për përfitim dypalësh. Vitin e kaluar, Rusia u irritua me vendin e vogël ballkanas për shkak të aderimit të tij në NATO.

Të njëjtin vit, Rusia u akuzua si organizatore e një atentati në dëm të ish-Presidentit Milo Gjukanoviç që kërkonte kthimin në pushtet, duke rekrutuar një grup mercenarësh serbë, që u arrestuan nga forcat speciale vendase./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Yulia Skripal refuzon ndihmën nga Rusia: Për momentin nuk dua të përfitoj nga shërbimet e tyre
Previous article NGJASHMËRI E FRIKSHME/ Nuk do ta besoni dhe kur ta shikoni se Dafina... (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT