• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA ME SNAJPER E GËZIM SINOMATIT/ Policia ofron 30 mijë euro për çdo informacion
Home
Breaking News

VRASJA ME SNAJPER E GËZIM SINOMATIT/ Policia ofron 30 mijë euro për çdo informacion

14 January, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Vlorës ka vendosur në dispozicion një shumë parash prej 30 mijë Eurosh për këdo që ofron informacione për vrasjen e Gëzim Sinomatit 23 vjeç, ngjarje e ndodhur në Vlorë më 7 Janar 2024 në lagjen “Hajro Çakërri”.

“Në këtë kuadër, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë fton qytetarët që të japin informacion për këtë ngjarje dhe ofron shpërblimin 30 000 Euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vë në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694173022, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.

Që prej asaj dite, në Vlorë po kryhen kontrolle të përditshme nga forcat RENEA për të gjetur autorët e kësaj ngjarje.

23-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua me një plumb në kokë mbrëmjen e së dielës teksa qëndronte në ballkonin e banesës së tij në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Autori dyshohet se ka qëlluar me një snajper sapo Sinomati ka dalë në ballkon për të pirë një cigare. Më pas autori me ndihmën e të paktën dy personave të tjerë është larguar nga vendngjarja duke përfituar edhe nga errësira që në ato momente mbizotëronte në zonë.

Nisur nga precizioni me të cilin ka qëlluar policia dyshon se kemi të bëjmë me një vrarës profesionist.

Një nga pistat e hetimit për vrasjen dyshohet të jetë hakmarrja, kjo për shkak se 23-vjeçari është djali i Sokol Sinomatit, ish-anëtarit të bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë, i cili është arrestuar për vrasjen e një personi në vitin 2000.

Një tjetër pistë është edhe ajo e konflikteve të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e drogës. Vlen të theksohet se 2 vite më parë, në 3 janar të vitit 2022, xhaxhait të viktimës, Bernardo Sinomatit i vunë 150 gramë lëndë plasëse tritol në makinën që e kishte parkuar në të njëjtën lagje ku mbrëmjen e së dielës iu ekzekutua edhe Gëzim Sinomati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DISA TË PËRFSHIRË NË ATENTAT? Zamir Kalemi rrëfen me detaje zonat ku ka lëvizur dhe takimet
Previous article U EKZEKUTUA ME DHJETËRA PLUMBA/ Mafiozi grek u përfshi në një atentat ndaj një gjykatëseje

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT