• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DISA TË PËRFSHIRË NË ATENTAT? Zamir Kalemi rrëfen me detaje zonat ku ka lëvizur dhe takimet
Home
Breaking News

DISA TË PËRFSHIRË NË ATENTAT? Zamir Kalemi rrëfen me detaje zonat ku ka lëvizur dhe takimet

14 January, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas atentatit të së Premtes prej të cilit mbeti i plagosur, Zamir Kalemi përmes dëshmisë së tij ka dhënë indicie me vlerë për grupin hetimor që po merret me zbardhjen e ngjarjes.

Sipas gazetares së Klan News Glidona Daci, 35-vjeçari u pyet paraprakisht nga Policia e Tiranës lidhur me dinamikën e ngjarjes, por edhe për dyshimet që ai mund të kishte mbi agresorët.

Burime konfirmojnë se Kalemi nuk ka përmendur emra konkretë, por me të dhënat që ai ka mund të shkohet drejt identifikimit të autorëve. I plagosuri ka rrëfyer me detaje zonat ku ka lëvizur ditët e fundit, oraret dhe personat me të cilët është takuar. Nisur nga kjo shërbimet e Departamentit të Krimeve pranë DVP Tiranë, kanë nisur kontrollin në terren dhe sekuestrimin e pamjeve filmike në zonat ku ka lëvizur i riu. Në këtë mënyrë, blutë kërkojnë konstatimin e automjetit të përdorur në ngjarje, ndjekjen e lëvizjeve të tij apo personave të tjerë që mund të kenë qenë në rolin ndihmës, qoftë për sigurimin e informacioneve, por edhe për dhënien e ndihmës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit.
Kujtojmë se atentati ndodhi mbrëmjen e 12 Janarit në zonën e Selitës teksa Kalemi po lëvizte me automjetin e tij tip “Smart”. Nga breshëria e kallashnikovit ai mbeti i plagosur në këmbë, por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes u gjetën 13 gëzhoja automatiku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARLAMENTI NIS NESËR SESIONIN E RI/ Berisha do ta ndjekë nga televizori, Ndreca pritet të marrë mandatin e Ahmetajt
Previous article VRASJA ME SNAJPER E GËZIM SINOMATIT/ Policia ofron 30 mijë euro për çdo informacion

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT