• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA MAKABRE TË KOMSHIUT DHE XHAXHAIT TË TIJ/ Gjykata lë në burg Hamza Çelën
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA MAKABRE TË KOMSHIUT DHE XHAXHAIT TË TIJ/ Gjykata lë në burg Hamza Çelën

13 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Pas vrasjes makabre të komshiut dhe të afërmit të tij Ramandan Çela në fshatin Jaupas të rrethit të Skraparit mbrëmjen e së henës,autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është përballur sot me “togat e zeza” të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për tu njohur me masën e sigurisë.

Vrasësi 37-vjeçar Hamza Çela është transportuar drejt Gjykatës së rrethit të Beratit nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që në seancë nuk është lejuar prania e medias për shkak të situatës pandemike nga virusi Covid-19. Gjatë seancës që zgjati rreth 1 orë mësohet se prokurori i çështjes Tasim Puci ka kërkuar vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të tij dhe ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjyqtarja Adelajda Gjuzi pasi ka dëgjuar palën akuzuese dhe atë mbrojtëse që për shkak të problemeve mendore të 37-vjeçarit që nuk është i pajisur me raport mjekësor ka kërkuar shtrimin në Spitalin Psikiatrik në Vlorë,e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë dhe ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Jaupas të rrethit të Skraparit mbrëmjen e së Hënës. 77-vjeçari Ramadan Çela u masakrua me thikë nga i afërmi i tij Hamza Çela, që sipas dëshmive të nipërve të viktimës në vendngjarje, i kishte prerë atij kokën,damarët e duarve e të këmbëve dhe i kishte nxjerrë zemrën jashtë. 77-vjeçari Ramadan Çela,që prej vitesh jetonte në qytetin e Poliçanit,ishte kthyer në shtëpinë e vjetër që kishte në fshatin Jaupas për t’u marrë me tokat bujqësore dhe pemtarinë, por duke vaditur tokat e mbjella me domate ai u qëllua nga prapa me thikë nga Hamzai dhe pasi ra në tokë u masakruar nga autori derisa gjeti vdekjen nga gjakëderdhja.

Autori që shëtiti me thikë në dorë dhe me bluzën e lyer me gjak nëpër fshat u kap nga policia gjysëm ore pas vrasjes në përpjekje për tu larguar nga fshati.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Depresioni pas izolimit mund të vrasë edhe më shumë se koronavirusi
Previous article INTERVISTA/ Edvin Kulluri: Kufizimi po godet rëndë ekonominë. Pse me zgjedhoren nuk zgjidhet debati i votës

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT