Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri flet në një intervistë për “STANDARD” mbi situatën që po kalon vendi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Gjithashtu komenton zhvillimet politike në vend si edhe reformen zgjedhore.
Z. Kulluri, Përshëndetje. Si mendoni se është menaxhuar situata e pandemisë covid-19 nga qeveria shqiptare dhe çfarë mendoni ju se mund të ishte bërë më mirë?
Impakti I parë I masave shtrënguese të qeverisë pra që kishte lidhje me kufizimin e lëvizjeve të qytetarëve, qoftë nëpërmjet transportit publik ,automjeteve apo lëvizjes në këmbë, mendoj që në kushtet e panikut që kjo pandemi futi në lidershipin politik në të gjithë botën besoj ëe dha një efekt pozitiv edhe për shkak se ky virus ishte një e panjohur e madhe për gjithë komunitetin shkencor botëror natyrisht edhe për nivelin politik I cila ka një përgjegjësi për jetën publike dhe për qytetarët e vet dhe pse jo edhe votuesve të vet, kështu që unë mendoj se faza fillestare e mbylljes dhe kontrollit të lëvizjes I ashtuquajtur distancimi social ishte një masë e domosdoshme për të kaluar më pas në një fazë të dytë ,atë të njohjes së problemit dhe manaxhimit të situatës në vijmësi. Por duhet thënë që mbas dy javëve të para efekti kryesor I përhapjes së virusit covid-19 nuk ishte vetëm humbja e jetëve njerëzore dhe rreziku I shëndetit publik, por sideomos në ato vende ku dha efekt mbyllja dhe numri I infektimeve ishte I ulët dhe natyrisht mundësia e përhapjes në masë ishte shumë I vogël, mendoj që qeveritë në botë dhe sideomos ajo shqiptare e cila na prek drejtëpërdrejtë duhet të ishin treguar shumë më inteligjente dhe më të guximshme në hapjen graduale por të vendosur të lëvizjes së lirë, çka do të thotë të lëvizjes së lirë të kapitalit, lëvisjes së lirë të punës dhe të qarkullimit të parasë pasi sigurisht që tregu I lirë është një ekonomi e varur nga qarkullimi sa më I madh I kapitalit dhe punës mes njerëzve në një shoqëri. Duke pasur parasysh që edhe situate ekonomike në shqipëri këto 4-5 vitet e fundit është rënduar sërish për shkak të keqqeverisjes dhe jo për shkak të ndonjë krize ekonomike globale si ajo e vitit 2008 deri ne vitet 2011, unë mendoj se efekti ekonomik negativ sot është shumë më I madh sesa duhet të ishte normalisht, pra kemi një mbivendosje krizash ekonomike dhe goditjesh shumë të forta ndaj ekonomisë shqiptare, Të parat I kemi thënë që kanë të bëjnë me oligarkinë ekonomike dhe politike që ka instaluar lidershipi I mazhorancës qeverisëse me lejen dhe miratimin në heshtje të opozitës shqiptare, kështu që bespj se kufizimi në vijmësi po na çon drejt shifrave alarmane dhe drejt një situate ekonomike me pasoja afat-shkurtra dhe afat-mesme dramatike për vendin tonë që nuk po del dot nga periudha e tranzicionit për të hyrë në rrugën e zhvillimit. Sot ishte publikuar një lasjm sipas së cilit fitimi I sistemit bankar ka rënë me 70% krahasuar me vitin 2019. Mos harrojme se turizimi këtë vit do të jetë nga gjasat një sektor I vdekur por ky sektor përbën 24% të prodhimit komëtar bruto, për të mos përmendur këtu edhe shumë nga aktivitetet ekonomie që janë të lidhura me eksportet, te cilat janë jetike. Ajo për të cilën të vjen keq është se shtrëngimet e qeverisë vazhdojnë të jenë prioritet për këtë mazhorance, dhe më këq akoma të vjen për qasjen asistencialiste e PD e cila është e fokusuar tek kritika e qeverisë ndaj pagesave të pamjaftueshme për njerëzit që kanë humbur vendet e punës, por jo në shtyrjen e Qeverisë drejt hapjes së ekonomisë për të rifilluar punën , për tju rikthyer prodhimit qe natyrisht është thelbi I kapitalizmit.
Eshtë realsiht për të ardhur keq që të dyja palët bëjnë një debat krejtësisht të majtë, por nuk ka një debat të majtë -të djathtë I cili do të shkonte vetëm në këtë drejtim, pra po themi shtrëngim dhe asistencializëm nga krahu I qeverisë dhe në fakt një pretendim për një ekonomi të hapur për tju kthyer prodhimit nga opozita, e cila ka bërë krejtesisht të kundërtën duke u kthyer në një zgjatim teorik dhe praktik të mazhorancës. A vjen kjo prej mediokriteti a vjen prej mungesës së vullnetit kjo nuk ka pikë rëndësie, ajo që mbetet në fund është se situate është shumë e vështirë dhe gjasat për të dal nga kjo situatë janë të pakta.
Vë re me shqteësim shumë të madh deri në irritim, qetësinë me të cilën eksponentë të PS vazhdojnë dhe rrahin gjoksin për mbylljen. kufizimin, dhe haojen shumë të ngadaltë, ndërkohë që vetëm pasojat e tërmetit llogariten me qindra miliona dollar. Unë mendoj se shpatullat e shqiptarëve nuk e mbajnë dot edhe këtë val dhe goditje të dytë për ekonomine, pasi në nje vend me shpres të plagosur rëndë, mendoj se kjo zgjatje e mbylljes dhe kufizimit të prodhimit dhe aktiviteteve prodhues do të ishte një vrasje përfundimtare për ekonomine e lodhur shqiptare.
Ju keni qenë kritik ndaj zhvillimeve ne lidhje me Reformën Zgjedhore, cilat janë arsyet?
Së pari unë mendoj se të 4-ta palët e përfshira në Reformën Zgjedhore kanë qëndrime të ndryshme, ktu kam parasysh PD, PS, aleatet e vegjël të PD-së, dhe deputetet e opozites së re parlamentare si Rudina Hajdari, Myslim Murrizin dhe të tjerë. PS është përqendruar kryesisht tek rekomandimet e OSBE ODHIR, PD në cështjet e blerjes së votës, dhe mundesinë për ta shmangur këtë fenomen, me të drejtë, dhe mbi te gjitha tek një Déjà vu e 2017-ës për të pasur një qeveri kujdestare, çka tregoi ne fakt se ishte një dështim nga precedent I krijuar para 3 vjetesh, ndërkohë që aleatet e vegjel të PD janë duke kërkuar nje sistem zgjedhor që të ketë parasysh ndarjen e nën koalicionit Brenda koalicioneve politike në mënyre që tepricat e votive nga partia e parë të mos I marr partia e dytë port ë shpërndahen në mënyrë uniforme. Ndërkohë që deputetët e opozitës së re kanë një qëndrim komplet tjeter nga palët e cituara më sipër, pasi kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor nga ai propocional me lista të mbyllura tek ai propocional me lista të hapura, që qytetarër të kenë mundësi të votojnë në mënyrë individuale emrat e përcaktuara nga partitë politike. Ky në fakt është opsioni më demokratik, por ka një defekt që e kam përmendur edhe më parë, që nëse nuk përmbushet kushti I demokratizimit të brendshëm të partive politike do ishte e pakuptimtë të ndryshonte renditja e një liste të zgjedhur nga kryetari I partisë në mënyrë arbitrare, qoftë Rama, Basha apo kushdo krytar partie tjetër. Një sistem që do të qëndronte me lista të hapura, do të kishte kuptim nëse lista e hapur do të ishte një kombinim I cilësisë, demokratizimit dhe një përzgjehdje korrekte politike, dhe jo një vendimarrje absolute arbitrare e kryetarëve, përndryshe do të ndryshonte renditja e emrave të prodhuar nga një process arbitrar dhe anti demokratik por jo thelbi I sistemit, ndaj e shikoj një situatë shumë konfuze të gjithë atë që po ndodh me reformën zgjedhore, ka një kakofoni në të gjitha palët dhe duket se do jetë e vështire të gjendet një kompromis pasi të gjithë shkojnë në drejtim krejtësisht të ndryshme, ndërkohë që PD pretendon kushtet e veta ajo nuk ka sot asnjë votë në parlament për tju imponuar mazhorancës dhe pjesës tjetër të deputetëve, ndërsa PS ka një shumicë absolute të mjaftueshme sipas Kodit Zgjedhor për shkak se një pjesë e deputetëve të opozitës në parlament faktikisht kanë votuar disa nisma shumë serioze ne kuptimin e cënimit të demokracisë nga ana e mazhorancës, ndaj është një ekuacion me shumë të panjohura, në të cilin unë interesin e qytetarëve nuk e dalloj dhe nuk e shikoj dot se sip o realizohet për të pasur një Kod zgjehdor më të mirë, për të pasur një proces zgjedhor demokratik ku njerezit të vendosin në mënyrë të lirë.
Cfarë mendimi keni për zhvillimet politike në kuadër të kësaj pandemie, dhe zhvillimeve të cilat cituat për Kodin Zgjedhor?
Mendoj që jemi shumë afër zgjedhjeve të vitit 2021 dhe sjellja politike e partive qoftë në raport me kodin zgjedhor por edhe përgjithësisht qasja politike e tyre dhe natyrisht edhe situate e pandemisë, do jenë dy faktorë determinat për zgjedhjet e ardhshme. Unë nuk e di se si do të perceptohet nga qytetarët shqiptarë menaxhimi I krizes nga qeveria, por unë besoj se tashmë në muajin e fundit vazhdimi i përkeqësimit të situatës ekonomike do të krijoj kosto për qeverinë dhe jo avantazhe.
Së dyti mendoj që opozita sërish mban pozita të paqarta politike. Kemi një opozitë e cila edhe për kodin zgjedhor është e përçarë, është një opozitë e cila drejtohet nga një parti demokratike e sëmurë rëndë nga mungesa e demokracisë së brendhsme, mungesa e debatit politik, nga kundërvënia për arsye parimore midis kritikëve të drejtimit të PD dhe një shurdhërie krejtësisht jo parimore të lidershipit të PD-së, ku kam parasysh kreun Lulzim Basha dhe ata të cilët e rrethojnë, ku nuk ka asnjë llloj reflektimi apo qasje për të ndryshuar tendencën e humbjeve seriale të PD që nga viti 2015 e këtej .Ne jemi njerëz që kemi eksperiencë të gjatë politike dhe e dimë shumë mirë që një nga mënyrat si mund të fitojë e djathta është rruga e vitit 1992 dhe rruga e vitit 2005, te cilët nuk e bëjnë fitues PD për shkak të keqqeverisjes se kundërshtarëve socialist, por e bëjnë fituese vetëm prej ngjalljes së besimit, ngjalljes së entuziasmit, çkla kërkon një lidership serioz , dhe jo një lidership I cili nuk mban fjalën për asnjë çështje të rëndësishmë për të cilat futet në beteja të njëpasnjëshme dhe I humbet ato.
Së treti më duket se PD nuk ka asnjë propozim serioz ideologjik, vazhdon përpëlitet në të shkuarën e saj, por nuk ka asnjë project për të ardhmen. Për të ardhur keq është se PD ka mbetur jashtë zhvillimeve politike botërore duke mos përqafuar të vetmen qasje që e bën fituese atë dhe çdo parti të djathë serioze dhe potenciale për të qeverisur vendin, një qasje të qarë konservatore që të mbështetet në çështjen e kapitalizmit prodhues, të mbështetet tek puna, tek prona private, që në shqipëri është sakatuar në këto 30 vjet kryesisht nga të majtët por edhe nga veprimet e PD kur ka qenë në pushtet, tek një e djathtë që duhet të besojë tek familja, dhe jo tek liritë e komuniteteve po themi LGBT apo minorancave të tjera të karakterit seksual., tek një e djathtë e cila beson tek një treg I lirë dhe I hapur, të most ë favorizojë një grusht njerëzish por të jetë funksional për shtresën e mesme, të jetë I hapur dhe të ketë akses për çdo njeri I cili kërkon që nëpërmjet punës apo talentit të tij të shkoj drejt një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen e tij. Shoh një parti demokratike e cila është vënë në funksion të lidershipit të saj, I cili është akuzuar prej kohësh për pazare personale me oligarkë dhe atë pjesë të qeverisë e cila është e përfshirë drejtëpërdrejtë në këtë megaskenë korrupsioni në Shqipëri, çka ka bërë të mos ketë besim, dhe fjalët e thëna me veprat e bëra në opozitë sot kanë një diferencë të tmerrshme, janë si uji me vajin, pra nuk mund të qëndrojnë bashkë. Betejat e tradhëtuara e të lëna në mes, si rruga e kombit, reforma territorial, bojkoti I zgjedhjeve lokale, lënia e mandateve, dhe ulja mbas të gjithë këtyre betejave me PS për një kod zgjehdur a thua se nuk ka ndodhur asnjë, është të tallesh me memorien e qytetarëve, të tallesh me memorien e demokratëve dhe me faktorin ndërkombëtar, duke e kthyer PD në një project jo serioz dhe qesharak. Kështu që unë mendoj se e vetmja zgjidhje për vitin e ardhshëm dhe insistoj ta them, duhet të jetë një koalicion I ri I djathtë, ku të mblidhet të gjithë faktorët serioz të së djathtës brenda forumit të PD, jashtë saj, dhe aktivistët që janë serioz në luftën e tyre për të ndryshuar qeverisjen, mbasi 8 vjet e qeverisjes së Ramës janë një kosoto e papërballueshme për qytetarët, Imagjinoni çdo të thotë edhe një fitore e një mandate të tretë, do të ishte katastrofë për çdo njeri me një minimum ndërgjegjje qytetare. Unë vetë jam angazhuar gjatë gjithë kohës për të krijuar një urë komunikimi me të gjithë faktorët e djathtë të cilët do të duan rrëzimin e qeverisë Rama vitin tjetër, jo vetëm për të rrëzuar Edi Ramën , por për të sjellë një të djathtë në pushtet e cila duhet të ndryhsojë rrënjësisht kulturën e të bërit politikë për ta shkëputur përfundimisht politikën shqipëtare nga diktati I 4-5 njerëzve dhe për tja kthyer shqipërinë dhe shpresen shqiptarëve