• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E NUSES DHE VJEHRRËS NË DEVOLL/ Nga motivi i borxhit tek ai i grabitjes, ndryshimi i dëshmive të autorit në polici
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E NUSES DHE VJEHRRËS NË DEVOLL/ Nga motivi i borxhit tek ai i grabitjes, ndryshimi i dëshmive të autorit në polici

7 March, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas krimit makabër në Devoll, autori i dyshuar i vrasjes së dy grave ka deklaruar se shkak për ngjarjen është bërë një borxh i pashlyer nga gratë e moshuara.

Ali Zili, i arrestuar nga Policia gjatë së shtunës, mësohet të ketë deklaruar se dy të moshuarat, përkatësisht Fatmira dhe Bukurie Bami, nuk i kishin paguar lekët e druve të zjarrit. “I vrava sepse nuk më kishin shlyer lekët e druve të zjarrit. Vrasjen e kam kryer një ditë më parë. Pas ngjarjes jam larguar nga fshati dhe kam ikur në Korçë. Atë natë nuk u ktheva në shtëpi.

Sapo zbardhi dita, shkova në një dyqan rrobash dhe bleva veshje të reja për të fshehur gjurmët e krimit. Më pas rrobat e gjakosura, të paketuara në një qese, ia kam falur një endacaku”, mësohet të ketë thënë para hetuesve Ali Zili.

KRIMI I RËNDË

Fatmira Bami dhe Bukurie Bami, nuse dhe vjehërr, u gjetën të vrara në banesën e tyre në fshatin Progër të Devollit. Gratë 60 dhe 80-vjeçare ishin goditur dhe dhunuar për vdekje nga bashkëfshatari i tyre 36-vjeçar, Ali Zili. Ngjarja e rëndë u zbulua nga banorët e fshatit dy ditë pas krimit makabër në banesën e grave. Një nga fqinjët e grave kishte shkuar te banesa e tyre për t’iu çuar disa kokrra mollë, kur ka parë në oborr një skenë të dyshimtë, një celular dhe proteza dhëmbësh, por edhe një njollë gjaku, e më tej nga dera e hapur e korridorit dukej trupi i shtrirë në tokë i 80-vjeçares.

Ajo lajmëroi një fqinj tjetër e më pas thirrën kryeplakun për të njoftuar Policinë. Blutë e Korçës u përballën me një skenë të frikshme: dy gra të vrara barbarisht me mjete të forta dhe të goditura me grushte deri në vdekje. Ali Zili, autori i këtij krimi, u arrestua pak orë pas zbulimit të skenës së krimit. Motivi i vrasjes, sipas tij, kishte të bënte me një borxh të viktimave për drutë e zjarrit, por kjo hidhet poshtë nga i vëllai dhe nga Policia po ashtu. Pas disa orësh marrjesh në pyetje, ai ka pranuar se kishte qëllim grabitjen.

SKENA E KRIMIT

Burime nga grupi hetimor thanë se ngjarja ka nisur që në oborrin e shtëpisë ku ai është përballur me 80-vjeçaren, të cilën gjatë përleshjes, e ka zhvendosur deri në korridor dhe ka përfunduar në kuzhinën e shtëpisë, ku i ka marrë jetën viktimës së dytë. Pasi Ali Zili ka shkuar te banesa ku jetonin dy gratë, e para që ka dalë ka qenë e moshuara, me të cilën ai ka nisur konfrontimin fizik.

Gjatë përleshjes, gruas i ka shkëputur një tufë flokësh nga koka autorit, teksa ky ka vazhduar ta shtyjë drejt korridorit të shtëpisë, ku edhe i ka marrë jetën. Ndërkohë, edhe nusja e saj fillimisht është përpjekur ta ndalojë agresorin, por më pas ka hyrë në kuzhinë dhe ka kyçur derën, ndërsa autori ka thyer xhamin e ka hyrë atje duke i marrë jetën edhe asaj.

Në trupat e viktimave, ekspertët konstatuan goditje me sende të forta (dru) dhe shenja të dhunës fizike në të gjithë trupin. Grupi hetimor arriti të gjejë në skenën e krimit flokë të autorit, njolla të gjakut të tij dhe copa të rrobave që ai mbante veshur, elemente prove për autorësinë. Sipas ekspertëve që panë të gjithë ngjarjen, duket se përleshja mes grave dhe autorit ka qenë e ashpër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO I PËRDORIN"/ Zyrtarit rus i shpëton goja, nxehen nënat: Po dërgoni fëmijët tanë si "mish për top" në Ukrainë
Previous article VIDEO QË TË COPËTON ZEMRËN/ Djali i vogël qan teksa kalon kufirin i vetëm drejt Polonisë

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT