Nënat e ushtarëve rusë të marshuar drejt Ukrainës kanë akuzuar Kremlinin se i përdor djemtë e tyre si “mish për top” pasi një guvernator rajonal zbuloi padashje se ata ishin dërguar të papërgatitur në betejë.
Janë shfaqur pamjet e momentit kur Sergey Tsivilev, guvernatori i rajonit Kuzbass në Siberi, dukej se i zbuloi aksidentalisht një grupi nënash të zemëruara se djemtë e tyre ishin dërguar në vijën e frontit për të vdekur.
Tsivilev po i shpjegonte turmës se djemtë e tyre të vegjël po luftonin në Ukrainë, kur shqiptoi frazën: “Ata u përdorën…”
Pas një momenti heshtjeje të habitur, gratë filluan të bërtisnin: ‘Të përdorur?! Na kanë përdorur fëmijët?!’
Tsivilev që belbëzon përpiqet të shpjegojë atë që tha për të dalë nga situata e vështirë dhe i thotë turmës ‘nuk mund të nxjerrësh ndonjë përfundim ose të kritikosh një ‘operacion ushtarak’ në vazhdim, por nënat e bërtasin.
Humbjet ruse në Ukrainë vazhdojnë të rriten me mijëra pas njëmbëdhjetë ditësh luftimesh të ashpra, me forcat tokësore të Kremlinit të bllokuara kryesisht nga mbrojtja ukrainase.


