Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Gledis Krajës në Shkodër, i cili u qëllua aksidentalisht nga shoku i tij Stjuart Smakaj, teksa ky i fundit ka shtënë drejt pronarit të një mobilerie.
Smakaj ka qëlluar me armë drejt Denis Halilit, i cili i kishte dërguar porosinë mangut, sepse mungonin dy karrige.
Fillimisht sherri ka nisur për parkimin dhe më pas ka agravuar pasi ka parë që mungonin dy karrige, në porosinë e bërë.
Autori ka dalë me armë zjarri nga shtëpia dhe ka qëlluar drejt Denis Halilit, por plumbi aksidentalisht ka kapur mikun e tij.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka folur edhe gruaja e pronarit të mobilerisë, e cila bën me dije se 2 vëllezërit Smakaj, i kanë vënë pistoletën në kokë burrit të saj, por arma është bllokuar.
“I vunë pistoletën në kokë burrit por u bllokua arma. Jam munduar ti qetësoj personat”, ka thënë ajo mes të tjerash.


