• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t’u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve
Home
Politikë

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t’u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

22 October, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Teksa prej ditësh në Tiranë po zhvillohen protesta të dhunshme për dorëheqjen e Qeverisë socialiste, pas 48 orëve relativisht të qeta, kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një nismë politike duke kërkuar dorëheqjet e parevokueshme të drejtuesve të institucioneve nëpër ministri. Sipas burimeve për Report TV, aktualisht përjashtohen nga dorëheqjet tre institucione: Policia, Arsimi dhe Shëndetësia, ndërsa të gjithë të tjerët do të përfshihen në një operacion rinovimi.

Por si do të funksionojë ky rinovim? Gjithnjë sipas burimeve për Report Tv mësohet se kryeministri Rama u ka kërkuar sot ministrave të kërkojnë dorëheqjet e drejtorëve, që janë në varësi të tyre. Bashkë me dorëheqjen çdo drejtor duhet të dorëzojë listën e punëve që ka bërë në krye të detyrës, duke treguar performancën e tij. Në këtë mënyrë mund të fitojë të drejtën për të rikandiduar në pozicionin që mban, por vetëm pas një shqyrtimi që do të bëhet nga Minisrja e re e Adminstratës Publike, Adea Prideni.

Ky operacion filtrimi do të lejojë identifikimin dhe emërimin e drejtorëve të rinj që mund të vijnë edhe nga shoqëria civile ose nga pjesa e tjetër e shoqërisë, që deri më sot nuk kanë marrë pjesë në administratën publike. Qëllimi i operacionit, sipas burimeve, mbetet thithja në Administratën shtetërore jo përmes kompromiseve politike, por përmes meritokracisë.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur Tirana po përballet prej 10 ditësh me protesta të dhunshme, ku kërkohet dorëheqja e tij. Një veprim të tillë kryeministri Edi Rama e ndërmori edhe në korrik të vitit 2025, rreth 2 muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Ai urdhëroi disa kryebashkiakë që të shkarkonin drejtorët e bashkive që ata drejtonin, për shkak të problematikave të shumta në qytet që lidheshin kryesisht me mungesën e furnizimit me ujë, ndërtimet pa leje, nivelin e pastërtisë, etj. Menjëherë pas urdhrit të Ramës, asokohe 21 drejtorë të Bashkisë së Vlorës firmosën dorëheqjet. Po ashtu, edhe në bashki të tjera të cilat Rama i kishte vënë në ‘skaner’, shumica e drejtorëve u larguan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article “NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

s.autor

Postime të ngjashme

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT