• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete
Home
Aktualitet
Kronikë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

22 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar pasuri me vlerë totale 77 milionë lekë, në kuadër të një hetimi për trafik narkotikësh dhe pastrim parash.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi sekuestro preventive mbi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të Franc Çopjas dhe Ardian Çelës, emra të njohur në botën e krimit në Shqipëri.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë një tokë arë me sipërfaqe 2 mijë m² në Sharrë, Tiranë, si dhe 100% të kuotave të një shoqërie tregtare me seli te rruga e Dibrës në Tiranë. Në pronësi të kësaj kompanie janë gjithashtu 25 automjete, konkretisht 24 automjete të markës Volkswagen, si dhe një automjet Toyota.

Hetimi për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash

Sekuestrimi i pasurive është kryer në kuadër të procedimit penal që përfshin veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike, pastrimit të produkteve të veprës penale, grupit të strukturuar kriminal dhe kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale.

SPAK ka zbuluar një organizatë kriminale me shtrirje të gjerë ndërkombëtare, e cila bashkëpunonte me grupe të tjera kriminale për transportimin e lëndëve narkotike drejt porteve europiane.

Fitimet nga aktiviteti kriminal dyshohet se investoheshin në prona dhe biznese, brenda dhe jashtë vendit tonë.

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me EUROPOL-in dhe autoritetet e Belgjikës, Francës, Holandës, Gjermanisë dhe Italisë. Ato janë bazuar edhe në analizën e komunikimeve të enkriptuara në platformën SkyECC.

Nga hetimet janë zbuluar dërgesa shumëtonëshe kokaine nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të Bashkimit Europian, përfshirë Hamburgun dhe Anversën. Gjithashtu, janë dokumentuar rolet e personave të dyshuar dhe lëvizjet e parave të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Në kuadër të këtij procedimi penal janë caktuar masa sigurimi personal ndaj 16 personave. Hetimi pasuror ka identifikuar pasuri që dyshohet se burojnë nga veprimtaria kriminale dhe që janë regjistruar në emër të personave nën hetim dhe familjarëve të tyre.

Duhet theksuar se Franc Çopja ndodhet në burg në Belgjikë për llogari të autoriteteve të huaja. Në këtë shtet ai u ekstradua nga Dubai ndërsa i vëllai i tij, Hajdar Çopja, vijon të ndodhet në Dubai. SPAK i akuzon ata për 4 atentate me 6 viktima dhe trafik ndërkombëtar droge.

Një sërë sekuestrimesh janë kryer edhe më herët, për pasuri në emrin e tyre, mes tyre, një pikë agroturizmi, 1 milion euro cash dhe 10 milion dollarë në kriptovaluta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë
Previous article PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT