• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIZA STUDIMI APO BASHKIM FAMILJAR? Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Kategoritë që përfitojnë
Home
Sociale

VIZA STUDIMI APO BASHKIM FAMILJAR? Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Kategoritë që përfitojnë

27 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të bëjnë kujdes që të hyjnë në tokën e premtuar para datës së fillimit që tregohet në fomularin I-20.

Ditën e djeshme, ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare i ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që t’i tregojnë autoriteteve këtë formular në momentin që do të hyjnë në SHBA. “Sigurohuni që të hyni në SHBA përpara datës së fillimit që tregohet në formularin tuaj I-20 dhe mbajeni formularin I-20 në bagazhin e dorës kur udhëtoni. Autoritetet duhet ta shohin I-20-ën në pikën e hyrjes në SHBA. Nëse keni një vizë studentore, Kenny duam të dëgjojmë gjithçka rreth shkollës që do të ndiqni dhe pse e zgjodhët atë shkollë!”,-theksojnë ekspertët e ambasadës.

KUSHTET

Çdo vit një numër i konsiderueshëm maturantësh dhe studentësh nga Shqipëria kërkojnë të ndjekin studimet Bachelor dhe Master në USA. Në këto universitete mund të aplikojë çdo i interesuar që përmbush kriteret e pranimit të vendosura nga vetë institucioni i arsimit të lartë ku do të vazhdojë studimet. Secili universitet apo kolegj i vendos vetë kriteret e pranimit dhe afatet e aplikimit. Prandaj hapi i parë është përzgjedhja e universitetit për të ditur çdo informacion në lidhje me këtë të fundit. Aplikantët duhet të njohin paraprakisht kriteret e pranimit për fusha të ndryshme studimi. Së pari, të interesuarit duhet të shqyrtojnë alternativën më të mirë për arsimim e më tej të përfundojnë dokumentacionin për aplikim. Pas kësaj aplikantët duhet të financojnë studimet duke aplikuar për bursë e më tej duke aplikuar për vizë studenti. Pas plotësimit të hapave të pikave të mësipërme studentët duhet të përgatisin udhëtimin për në USA. Instruktorët pranë Qendrës Informative të Arsimit Amerikan i ndihmojnë të interesuarit edhe në formulimin dhe hartimin e Curriculum Vitae, letrës së motivimit, letrave të rekomandimit, eseve.

BASHKIMI FAMILJAR

Dy kategoritë e grupeve të Vizave që përfitohen nga Familja, të afërmit e menjëhershëm dhe preferencat familjare, janë dhënë sipas dispozitave të ligjit të imigracionit të Shteteve të Bashkuara. Për të aplikuar për një vizë imigrimi për një të afërm të menjëhershëm ose preference familjare, kandidatët duhet të ndjekin hapat në faqen në usvisas.state.gov. “Pasi të keni përfunduar këto hapa, shqyrtoni udhëzimet e dhëna nga Qendra Kombëtare e Vizave (NVC), së bashku me informacionin e paraqitur në këtë faqe, për udhëzime të mëtejshme”,-theksojnë ekspertët e ambasadës. Vizat Imigruese bazuar në familjarë të drejtpërdrejtë bazohen në një lidhje të ngushtë familjare me një qytetar amerikan, që përcaktohen si i afërm i drejtpërdrejtë (Immediate Relative – IR). Numri i imigrantëve në këto kategori nuk kufizohet për secilin vit fiskal. Llojet e vizave bazuar në të afërm të menjëhershëm përfshijnë: IR-1: Bashkëshort/e e qytetarit amerikan;

IR-2: Fëmijë nën moshën 21 vjeç i qytetarit amerikan; IR-3: jetim i birësuar jashtë SHBA nga një qytetar amerikan; IR-4: Jetim që do të birësohet në SHBA nga një qytetar amerikan; IR-5: Prind i një qytetari amerikan, i cili është të paktën 21 vjeç. Ndërkohë vizat imigruese bazuar në preferencën familjare (të Limituarit) janë për lidhjet familjare më specifike, më të largëta, me një qytetar amerikan dhe disa lidhje të përcaktuara me banorin e përhershëm të ligjshëm (LPR). Për imigrantët me preferencë familjare ekzistojnë kufizime numerike për çdo vit fiskal, të cilët tregohen në fund të çdo kategorie. Ndërkohë kategoritë e vizave imigruese bazuar në preferencën familjare janë: Preferenca e parë familjare (F1): djemtë dhe vajzat e pamartuar të qytetarëve amerikanë dhe fëmijët e tyre, në qoftë se kanë; Preferenca e dytë familjare (F2): Bashkëshortët/et, fëmijët minorenë, dhe djemtë dhe vajzat e pamartuar (mbi 21 vjeç) të banorëve të përhershëm të ligjshëm. Të paktën 27 përqind e të gjithë vizave të kësaj kategorie janë për bashkëshortët/et dhe fëmijët; pjesa e mbetur u kalohet djemve dhe vajzave të pamartuar. Preferenca e tretë familjare (F3)përfshin djemtë dhe vajzat e martuar të qytetarëve amerikanë, si dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre. Sakaq, preferenca e katërt familjare (F4) përfshin vëllezërit dhe motrat e qytetarëve amerikanë dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre, kur qytetarët amerikanë janë të paktën 21 vjeç. Ekspertët e ambasadës theksojnë se gjyshërit, tezet dhe hallat, dajat dhe xhaxhallarët, vjehrri dhe vjehrra, dhe kushërinjtë nuk mund të bëjnë bashkim familjar.

Kategoritë e vizave imigruese

Vizat imigruese bazuar në familjarë të drejtpërdrejtë:
IR-1: Bashkëshort/e e qytetarit amerikan;
IR-2: Fëmijënën moshën 21 vjeç i qytetarit amerikan;
IR-3: Jetim i birësuar jashtëSHBA nga një qytetar amerikan;
IR-4: Jetim qëdo të birësohet nëSHBA nga një qytetar amerikan;
IR-5: Prind i njëqytetari amerikan, i cili ështëtëpaktën 21 vjeç.
Vizat imigruese bazuar nëpreferencën familjare (Të Limituarit):
Preferenca e Parë Familjare (F1): Djemtë dhe vajzat e pamartuar të qytetarëve amerikanë dhe fëmijët e tyre, nëqoftëse kanë;
Preferenca e dytë familjare (F2): Bashkëshortët/et, fëmijët minorenë, dhe djemtë dhe vajzat e pamartuar (mbi 21 vjeç) tëbanorëve të përhershëm tëligjshëm.
Të paktën 27 përqind e të gjithë vizave të kësaj kategorie janë për bashkëshortët/et dhe fëmijët; pjesa e mbetur u kalohet djemve dhe vajzave të pamartuar;
Preferenca e tretë familjare (F3): Djemtë dhe vajzat e martuar të qytetarëve amerikanë, si dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre;
Preferenca e katërt familjare (F4): Vëllezërit dhe motrat e qytetarëve amerikanë dhe bashkëshortët/et dhe fëmijët e tyre, kur qytetarët amerikanëjanë të paktën 21 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIKIMI DREJ ANGLISË E SHBA/ Njihuni me "GRUPET" që bënin namin me MIJËRAT E EUROVE. Nga policja tek... (FOTO)
Previous article MOMENTET EPIKE/ Duke u munduar të bëjnë si të "bukura" shikoni si rrëzohen VIP-et shqiptare (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

AKSIDENT I RËNDË NË IBË/ Mjeti i policit përplaset me një tjetër automjet dhe plas sherri, efektivi nxjerr pistoletën nga brezi Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË IBË/ Mjeti i policit përplaset me një tjetër automjet dhe plas sherri, efektivi nxjerr pistoletën nga brezi

TRAGJIKE NË PARABURGIMIN 313/ Dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për… Aktualitet

TRAGJIKE NË PARABURGIMIN 313/ Dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT