• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIDEO MË E KLIKUAR NË 24 ORË/ Mbi 200 mijë view për “Borëbardhën me 7 fëmijë”
Home
Sociale

VIDEO MË E KLIKUAR NË 24 ORË/ Mbi 200 mijë view për “Borëbardhën me 7 fëmijë”

23 August, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Një ditë më parë në edicionin informativ të lajmeve në Top Channel, u tregua një histori e bukur dhe e veçantë e një nëne 29-vjeçare nga Tropoja. Edhe pse e re në moshë, Ajlin Alfredaj ka 7 fëmijë dhe ka zbuluar se dëshiron edhe një tjetër.

Ajlin ka treguar se Zoti e ka bekuar me 3 palë binjakë dhe një tek. “Binjakët e parë janë Rei dhe Rea 9 vjeç. Binjaket e dyta janë Ajseli dhe Selma që mbushin 6 vjeç. Ajla dhe Amelia janë binjaket e treta që mbushin 5 vjeç, dhe Kenza është tek, 3 vjeçe”, ka thënë ajo.

Por pavarësisht se është nënë e 7 fëmijëve, kjo nuk e ka penguar aspak që të rritet profesionalisht. Ajlin ka përfunduar 2 fakultete, një për drejtësi dhe një për edukim fizik, ndërsa këtë vit kërkon të nisë një master të dytë. Ndërkohë momentalisht punon si juristë pranë hipotekës së Bajram Currit.

Kjo histori frymëzuese e “Borëbardhës me 7 fëmijë” është publikuar gjithashtu në kanalin zyrtar të Top Channel në “Youtube”, e cila brenda 24 orëve ka marrë mbi 200 mijë view. Gjithashtu edhe komentet janë të shumta, ku njerëzit përgëzojnë çiftin e ri për krijimin e një familje kaq të bukur dhe të lumtur.

Ndërkohë gjatë intervistës, 29-vjeçarja ka treguar se bashkëshorti i saj, Alfredi, është ndihma më e madhe që ata ja dalin suksesshëm në mbajtjen e familjes kaq mirë. Madje ai ka rrëfyer edhe sfidat më të mëdha që kanë kaluar gjatë viteve të martesës.

“Me Ajlin kemi kaluar shumë sfida, por më e madhja ishte kur na u sëmur Ajseli. Kur e sheh fëmijën tënd që është vetëm në dorë të Zotit, të priten këmbët nga pafuqia. Por ia dolëm, vajza tani është mirë”, ka thënë Alfredi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITET BILANCI/ Brazili regjistron 892 vdekje nga COVID-19 në 24 orë, India 912, Meksika 644
Previous article KENI PROBLEME ME ZEMRËN? Këto janë 4 pijet e shëndetshme që duhet të pini çdo ditë

s.autor

Postime të ngjashme

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT