• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KENI PROBLEME ME ZEMRËN? Këto janë 4 pijet e shëndetshme që duhet të pini çdo ditë
Home
Shëndet

KENI PROBLEME ME ZEMRËN? Këto janë 4 pijet e shëndetshme që duhet të pini çdo ditë

23 August, 2020 s.autor Shëndet

ëmundjet e zemrës janë nga sëmundjet më të përhapura në vendin tonë. Në Shqipëri, rreth 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve që kanë lidhje me zemrën, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Ato përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare. Shëndeti i zemrës përmirësohet ose përkeqësohet në varësi të ushqimeve, pijeve dhe aktivitetit fizik.

Pijet Më Të Shëndetshme Për Zemrën
Gjithçka që hamë dhe pijmë ka një ndikim të fortë në çdo organ të trupit. Më poshtë do të lexoni për pijet më të rëndësishme për shëndetin e këtij organi.

Uji
Uji është pija ideale me 0 kalori dhe 100 përqind hidratim. Ju duhet të pini 6-8 gota ujë në ditë. Atë mund ta pasuroni me pak lëng limoni ose kastravec dhe kësisoj jo vetëm do të hidratoheni por edhe do të merrni vitamina.

Qumështi
Qumështi me pak yndyrë apo ai i sojës është një mënyrë shumë e mirë për të marrë kalçium. Ekspertët sugjerojnë që të pini një gotë me qumësht në ditë. Qumështi ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Çaji
Ekspertët thonë se çajrat, kryesisht ato bimorë, ulin rrezikun e iktusit, sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Nëse njeriu konsumon 3 filxhanë çaj në ditë rreziku i atakut në zemër ulet me 11 përqind. Zgjidhni gjithmonë çajra bimorë dhe jo produkte industriale.

Kafeja
Kafeja është shumë e shëndetshme për zemrën, por këto vlera largohen nëse e pasuroni atë me shumë kremëra e ëmbëlsues artificialë. Këto të fundit shtojnë shumë kalori në organizëm dhe rrisin kolesterolin.

Katër Shenjat Që Jep Trupi Kur Keni Probleme Me Zemrën
Problemet me zemrën manifestohen me disa simptoma që dallohen lehtë po të jeni të vëmendshëm.

Shtrëngimi në kraharor
Nëse keni dhimbje , bllokim apo shtrëngim jo në anë të kraharorit por në mes të tij atëherë duhet të bëni një vizitë te mjeku i zemrës për të kuptuar më shumë.

Frymëmarrja
Sipas të dhënave një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do t’ju duket sikur ju mungon ajri.

Rrahje të çrregullta të zemrës
A e keni përjetuar ndonjëherë ndjesinë sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori? Po ndjesinë e zemrës që sikur resht së rrahuri për një sekondë? Ky çregullim i rrahjeve të zemrës është një shenjë e problemeve me zemën, ndaj vizita te mjeku është e rekomandueshme.

Humbja e Ndjenjave
Humbja e pashpjegueshme e ndjenjave ka të bëjë me probleme të ndryshme, por një nga më kryesorët ka lidhje me zemrën. Nëse kuptoni që keni këto simptoma, këshillohet të vizitoheni tek një mjek menjëherë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO MË E KLIKUAR NË 24 ORË/ Mbi 200 mijë view për “Borëbardhën me 7 fëmijë”
Previous article TRAGJIKE/ Vritet me kallashnikov ish-ushtari i UCK-së në Kosovë, detaje nga ngjarja e rëndë

s.autor

Postime të ngjashme

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur Shëndet

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT