• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI I GJKKO PËR BALLUKUN NË KUSHTETUESE/ Qeveria: Ndërhyrje në Ekzekutiv, ministri ka imunitetin e deputetit! Pengon punën…
Home
Politikë

VENDIMI I GJKKO PËR BALLUKUN NË KUSHTETUESE/ Qeveria: Ndërhyrje në Ekzekutiv, ministri ka imunitetin e deputetit! Pengon punën…

25 November, 2025 s.autor Politikë

Këshilli i Ministrave i është drejtuar më 21 nëntor Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila më vendimin e saj pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Report Tv ka siguruar kërkesën e Qeverisë e cila argumenton se ky vendim cenon kompetencat e tre institucioneve kushtetuese: Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.

Qeveria kërkon pezullimin vetëm të pjesës së vendimit që lidhet me pezullimin nga detyra të Ballukut, duke pretenduar se ky akt prek interesa të lartë shtetërorë e shoqërorë, si dhe të vetë individëve të përfshirë.

“Pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror duke krijuar vakuum institucional, pasi pamundëson propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projekte për t’u miratuar deri në fund të 2027 nga ministria që drejtohet nga ministri i pezulluar”, argumenton Këshilli i Ministrave në dokument.

Sipas qeverisë, Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së Këshillit të Ministrave gëzon të njëjtat të drejta me deputetët.

Një tjetër argument i qeverisë është se me pezullimin e Ballukut, Këshilli i Ministrace nuk shqyrton e as nxjerr akte për nismat në ‘Infrastrukturë dhe Energji’, duke penguar zhvillimin në një nga sektorët jetik të vendit.

Për sa i përket faktit që pika 2, e nenit 242, të Kodit të Procedurës Penale u referohet vetëm “të zgjedhurve sipas ligjit elektoral” si të përjashtuar nga masa ndaluese, kujtojmë këtu se Kryeministri dhe ministrat, në të vërtetë, nuk mund të konsiderohen si funksionarë të zakonshëm të emëruar. Ata emërohen nga Presidenti, por i nënshtrohen miratimit nga Kuvendi. Pra, zgjidhen nga vetë organi që përfaqëson sovranin.

Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është e pandehur për procedurat e dyshuara të parregullta në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.

Sipas GJKKO-së, masa është e nevojshme pasi ekziston rreziku që Balluku të prishë provat, të ndikojë tek dëshmitarët apo të kryejë vepra të tjera të ngjashme “ose dhe më të rënda”, për shkak të funksioneve që ushtron, si dhe rreziku i arratisjes nga vendi.

Së bashku me të, në arrest shtëpie u vendosën vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.Pezullimi i Ballukut, letra e Ramës për Kushtetuesen: Sjell pasoja

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË DUHET TË DINI PËR INFEKSIONET SPITALORE/ Ndiqni këto këshilla në mënyrë që të mos RREZIKONI shëndetin
Previous article SERBI/ Policia përplaset me deputetët e opozitës, nuk i lejojnë të hyjnë në parlament

s.autor

Postime të ngjashme

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT