• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR”/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj
Home
Politikë

“EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR”/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

26 November, 2026 s.autor Politikë

Kryeministri Rama, në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, tha se një dekadë më parë 10 miliardë euro ishte e gjithë ekonomia e Shqipërisë, ndërsa sot kjo shumë përfaqëson buxhetin 2027.

Rama përmendi përparimin ekonomik dhe urban të Shqipërisë, duke shtuar rëndësinë e investimeve strategjike në teknologji, inteligjencë artificiale, energji dhe ndërlidhshmëri.

“Një dekadë më parë, 10 miliardë euro ishte e gjithë ekonomia jonë, sot është buxheti. Vendi ynë ka tatim zero mbi fitimin e bizneseve të vogla. Tirana ndryshon ditë pas dite. Keni dëgjuar për arkitektët e mëdhenj që ndërtojnë këtu? Ligji ynë krejt i ri për strehimin e përballueshëm. Në vitin 2000, kur u bëra kryetar bashkie, kishim një bulevard të humbur. Sot kemi një kryeqytet europian dhe ky është përparim.

Nuk po kërkojmë një akt besimi, po tregojmë bilanc. Europa është në një moment vendimtar të transformimit të ekonomisë së saj, të energjisë dhe kapaciteteve. Rajoni është pjesë e përgjigjeve, një investim strategjik që Europa duhet ta bëjë për sigurinë e vet ekonomike dhe konkurrueshmërinë.

Kjo konferencë ka kaluar nga dialogu në zotime, për të dytin vit me radhë. Suksesi nuk matet me numra, por me projekte që ndërtohen dhe vende pune që zgjasin.

Ka tri gjëra që do të vendosin industritë e së nesërmes: zgjidhjet bioteknologjike dhe digjitale, si dhe inteligjenca artificiale. Ndërlidhshmëria dhe depozitimi i baterive duhet t’i ndërtojmë si rajon, sepse sistemet e BE-së të ndërlidhura vlejnë më shumë për ne. Aftësitë dhe produktiviteti tërheqin investime. Trajnimi profesional duhet t’i përgjigjet asaj që kërkon biznesi.

Për projektin e Zvërnecit, mund të mos keni dëgjuar, se pjesa më e madhe ka të bëjë me të rinjtë dhe aftësitë. Ne i themi çdokujt: investoni në vendin tuaj”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Gjendet PA JETË në banesë 43-vjeçarja në Maliq, dyshohet se...
Previous article "2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

s.autor

Postime të ngjashme

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor Breaking News

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal Politikë

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill Breaking News

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT