• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SERBI/ Policia përplaset me deputetët e opozitës, nuk i lejojnë të hyjnë në parlament
Home
Rajon

SERBI/ Policia përplaset me deputetët e opozitës, nuk i lejojnë të hyjnë në parlament

25 November, 2025 s.autor Rajon

Një skenë absurde ndodhi sot pranë ndërtesës së parlamentit të Serbisë, kur një grup deputetësh nga “Srbija Centar” (SRCE) tentuan që të kalojnë përmes kampit, të quajtur “çaçilend”, për të vazhduar drejt vendit të punës. Policia i ndali dhe nuk u lejonte të kalonin derisa të identifikoheshin.

Në një moment, Zdravko Ponosh (një nga deputetët) pyeti policët për bazën ligjore që ata kërkonin identifikimin e tyre, dhe polici iu përgjigj “cili është themeli ligjor që ai më thotë se jam majmun?”

Deputetët thanë se janë përfaqësues ligjorë të popullit, por policia insistoi që ata të tregojnë dokumentet, raporton nova.rs.

Menjëherë nisi një përplasje verbale dhe të shtyra, pasi policët pretendonin se nuk e dinin se personat që kanë para tyre janë deputetë. Polici i tha atyre që të shkojnë nga hyrja anësore nëpër rrugën Kosovska.

Në një moment, deputeti Stefan Janjiq iu drejtua policit me fjalë ofenduese, duke i thënë “je majmun”.

Polici iu kthye se “do ta shohësh se kush është majmun kur heq uniformën!”

Më pas, Ponosh pyeti me qetësi se “me çfarë baze ligjore kërkoni që ne të identifikohemi?” – dhe polici u përgjigj me seriozitet, duke thënë fjalën për majmunin.

Ky moment, dhe reagimi i policit, janë filmuar nga kamera dhe kanë shkaktuar valë reagimesh në rrjetet sociale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI I GJKKO PËR BALLUKUN NË KUSHTETUESE/ Qeveria: Ndërhyrje në Ekzekutiv, ministri ka imunitetin e deputetit! Pengon punën...
Previous article 28 PERSONA TË ARRESTUAR/ Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar që bashkëpunonte me “Ndragheta” dhe “Kamorra”

s.autor

Postime të ngjashme

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT