• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKSINIMI/ Eksperti gjerman: Mund të kemi nevojë për një dozë të tretë kundër COVID vitin e ardhshëm
Home
Jetë

VAKSINIMI/ Eksperti gjerman: Mund të kemi nevojë për një dozë të tretë kundër COVID vitin e ardhshëm

17 May, 2021 s.autor Jetë

Kreu i panelit të vaksinave në Gjermani  tha se ka të ngjarë që të gjithë qytetarët do të duhet të vaksinohen përsëri kundër Covid-19 vitin e ardhshëm. Virologu Thomas Mertens, kryetari i Komitetit të Vaksinimit (STIKO) në Institutin Robert Koch në Berlin,  tha për gazetën Funke: “Virusi do të jetë këtu mesh nesh”

Ai gjithashtu shtoi se nuk ka  të dhëna të mjaftueshme se kur do të jetë i nevojshëm vaksinimi ose nëse disa grupe do të kenë nevojë për  më tepër doza. Shkalla e infektimit me koronavirus në Gjermani shënoi nivelin më të ulët në gati dy muaj të premten, me vetëm 96.5 raste të reja për 100,000 banorë, raporton abcnews.al

Gati 30.4 milion persona, ose 36.5 përqind e popullsisë, kanë marrë të paktën një dozë kundër COVID-19. Më shumë se 9 milion persona, ose 10.9 përqind e popullsisë, janë plotësisht të vaksinuar.

Komentet e Mertens vijnë një muaj pasi Albert Bourla, CEO i Pfizer, tha se ekzistonte mundësia” që njerëzit do të kishin nevojë për një dozë të tretë përforcuese të vaksinës COVID-19, 12 muaj pas dozës së tyre të dytë. Bashkimi Europian tashmë ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës me Pfizer-BioNTech për një potencial 1.8 miliardë doza vaksinash që do të shpërndahen në vitet 2021-23.

Më 8 maj, shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen konfirmoi marrëveshjen në Twitter, duke thënë se 900 milion doza ishin të garantuara dhe se mund të porositeshin 900 milion doza të tjera.

Pfizer dhe BioNTech  kanë thënë tashmë se ata do t’i sigurojnë BE-së një shtesë prej 50 milion dozash në tremujorin e dytë të këtij viti, duke kompensuar dërgesat e AstraZeneca.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI NË SHKODËR/ U tërhoq zvarrë nga makina drejt vendit ku u qëllua, detajet të rënda nga vrasja e të riut
Previous article "DERI TANI KANË SHKUAR MIRË..."/ Anxhela Peristeri rrëfen emocionet pak orë para nisjes së “Eurovision”

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT