Endri Mustafa, 32 vjeç, u gjend i pajetë sot në Shkodër. Viktima dyshohet se është zvarritur për disa metra në baltë nga makina BMW x5.
Kjo makinë shihet e parkuar deri tek vendi ku është qëlluar 32 vjeçari. Krahas trupit të tij, është gjetur edhe një pistoletë.
Në njoftimin zyrtar të policisë, bëhet e ditur se trupi i viktimës u gjet sot në ora 09:00. Ai dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për të zbardhur këtë vrasje.