• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U LIRUA PAS RËNIES SË REGJIMIT/ Shqiptari i burgosur në Siri kishte humbur kontaktet me familjen prej 12 vitesh
Home
Aktualitet
Kronikë

U LIRUA PAS RËNIES SË REGJIMIT/ Shqiptari i burgosur në Siri kishte humbur kontaktet me familjen prej 12 vitesh

12 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Eksperti i Sigurisë në Kosovë Bedri Elezi ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në Siri ku u ndal dhe te historitë e shqiptarëve atje.

Një rast që ai evidentoi ishte i një shqiptari të Kosovës i cili kishte 12 vite pa kontaktuar me familjen e tij pasi kishte qenë i burgosur i regjimit të Assad.

“Ka pasur një situatë kaotike ky qytetarët dhe familjarët nuk kanë pasur mundësi te kenë informacione sidomos për personat e burgosur në Siri dhe dua të përmend një rast së fundmi ku një qytetar nuk kishte komunikuar me familjen e tij që nga viti 2012 deri më sot dhe ditën e dielë kur ky burg që rrinte ai është marrë nën kontroll nga rebelët sirianë dhe shqiptari ka njoftuar familjen e tij pas lirimit që është gjallë, shëndosh e mirë dhe mezi pret që ti krijohen kushtet për tu riatdhesuar”, tha Elezi për Euronews.

Eksperti tregoi me detaje dhe historinë e këtij personi ku shpjegoi se para 12 viteve në përpjekje për ti ikur forcave të Asaddit, ai kishte kërcyer nga nje urë e lartë dhe kur kishtë rënë kishte thyer këmbët dhe më pas e kishin kapur dhe vendosur në burg dhe familja e tij nuk kishte informacione për fatin e tij që nga ajo kohë.

“Ai është nga Komuna e Hanit të Elezit dhe kishte shkua në Siri në vitin 2012. Në fakt unë kisha komunikuar me familjen e tij dhe ju kisha thënë se ai ishte te burgu në Sinaja dhe se është gjallë. Ishte vështirë për të na besuar madje kemi pasur raste që dhe familjarët na kundërshtonin, duke thënë që kujdes se ne nuk kemi informacione fare për të afërmin. Ky person ka qëndruar 12 vjet në burg dhe në përpjekje për tu larguar forcave të Asaddit kishte kërcyer nga nje urë e lartë dhe kur kishte rënë kishte thyer këmbët dhe atë e kishin kapur dhe vendosur në burg dhe familja e tij nuk kishte informacione për fatin e tij dhe këtë të diel ai foli me familjarët dhe u tha që është shëndosh dhe mirë”, tha eksperti Elezi.

Ai u shpreh se janë rreth 60 qytetarë të Republikës së Kosovës që ndodhen në zona që kanë qenë nën kontrollin e Assadit të cilët janë familjarë.

“Ne kemi diku rreth 60 qytetarë të Republikës së Kosovës që ndodhen në zona që kanë qenë nën kontroll të Assadit të cilët janë familjarë madje më kujtohet kemi pasur një përpjekje me Ministrinë e Jashtme të Haradinajt për ti riatdhesuar ato dhe në kuadër të këtyre përpjekjeve ata kishin pritur rreth dy muaj në një qytet afër kufirit me Turqinë për tu futur në Turqi dhe më pas për të gjetur një mënyrë për tu riatdhesuar por ishte pamundur dhe akoma janë në Siri”, tha Elezi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI NË TIRANË? Grabitje, mashtrim, aksident me vdekje dhe dhunë në familje, 10 të arrestuar në 24 orë
Previous article KTHEHEN NË QELI AUTORËT E VRASJES SË TË MITURIT/ Babai i viktimës: Dua drejtësi, ose do të bëhem vrasës

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT