• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË NDODHI NË TIRANË? Grabitje, mashtrim, aksident me vdekje dhe dhunë në familje, 10 të arrestuar në 24 orë
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇFARË NDODHI NË TIRANË? Grabitje, mashtrim, aksident me vdekje dhe dhunë në familje, 10 të arrestuar në 24 orë

12 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dhjetë persona janë arrestuar brenda 24 orëve të fundit në kryeqytet për krime të ndryshme, ku bien në sy ato të grabitjes, aksidentit me pasojë vdekje, vjedhjes, mashtrimit dhe dhunës në familje.

Ngjarja më e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (11 Dhjetor), rreth orës 21:00, në autostradën Thumanë-Kashar, ku shtetas të paidentifikuar i kanë vjedhur sendet personale, një portofol me mjet identifikimi dhe një aparat celular, personit me inicialet H. Q.

Burime zyrtare thanë se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Kurse efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan E. R., 43 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar gruan me inicialet F. M., e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Dy raste vjedhjeje janë koditur nga Komisariatet nr. 2 dhe 3 në kryeqytet, fillimisht me arrestimin e A. Ll., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur çantën me sendet personale, një gruaje dhe Dh. M., 52 vjeçe, e cila dyshohet se te sheshi “Skënderbej” i ka vjedhur çantën një shtetaseje.

Komisariati nr. 5 ka ndaluar F. N., 59 vjeç, pasi në rrugën nacionale “Kamëz-Zallher”, është konstatuar duke hedhur materiale inerte, në një sipërfaqe toke të shpyllëzuar, në breg të lumit Tërkuz, kurse I. Sh., 21 vjeç, banues në Bathore, Kamëz, akuzohet se me anë të mashtrimit, “duke u prezantuar në emër të një shtetasi tjetër, në një dyqan telefonash në Kamëz, ka marrë një telefon, të cilin më pas e ka shitur në një dyqan tjetër”.

Policia e Kombinatit gjithashtu ka kryer arrestimin e 23-vjeçarit me inicialet Xh. B., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit të automjetit, ‘iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një mjet prerës thikë, një shkop bejsbolli dhe dy targa automjeti’.

Komisariati nr. 7 në Vorë ka ndaluar shtetasin E. M., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “mashtrimi”, kurse dy rastet e fundit i përkasin rasteve të dhunës në familje, ku Komisariati nr. 1 arrestoi dy burra M. Gj., 62 vjeç, dhe G. A., 38 vjeç, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre dhe në Vorë u prangos N. K., 43 vjeç, po për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Ceremonia e betimit në janar, Trump nuk fton Putin, por i dërgon ftesë presidentit kinez
Previous article U LIRUA PAS RËNIES SË REGJIMIT/ Shqiptari i burgosur në Siri kishte humbur kontaktet me familjen prej 12 vitesh

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT