• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U FIRMOS NGA MEKSI”/ Dosja e SPAK: Kur ishte President, Berisha i dha shtëpi Izet Haxhisë, përfitoi edhe dhëndri
Home
Aktualitet
Kronikë

“U FIRMOS NGA MEKSI”/ Dosja e SPAK: Kur ishte President, Berisha i dha shtëpi Izet Haxhisë, përfitoi edhe dhëndri

17 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mori pak ditë më parë të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha për akuzën e korrupsionit lidhur me procesin e privatizimit të klubit të futbollit Partizani.

Gjatë thirrjes për t’iu komunikuar akuza, dy prokurorët e çështjes Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, i dhanë kryetarit të Partisë Demokratike edhe dosjen e plotë e cila përbëhet nga 499 faqe.

Në dosjen që Top Channel disponon SPAK përmend financime të shoqërisë Homeplan sh.p.k., për llogari të Sali Berishës në kuadër të fushatës zgjedhore të vitit 2013.

Po ashtu në dosjen e SPAK thuhet se vajza e ish-kryeministrit, ka përfituar një apartament 95 m2, në kohën që shtetasi Sali Berisha ka qenë President i Republikës së Shqipërisë, ku në listën përkatëse të përfituesve, evidentohen disa shoqërues dhe shtetasi Jamarbër Malltezi.

Kështu rezulton se me shkresën nr. 2114 datë 11.06.1996, të nënshkruar nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, Aleksandër Meksi, i është përcjellë Bashkisë, EKB, Ministrisë së Ndërtimit, Presidencës dhe Ministrisë së Brendshme, duke i bërë me dije se, është miratuar lista nominale, për trajtim me banesë, të shtetasve si vijon: Pallati në rrugën Lidhja e Prizrenit shkalla 1: Besnik Murati – shoqërues; Jamarbër Malltezi jurist; Arjan Adhami shoqërues; Ndrea Prendi shoqërues; Ylli Pasha ndërlidhës; Mehmet Shkreli shofer, Izet Haxhia shoqërues, Agim Pasha shofer dhe Arben Rumniçi shoqërues.

Malltezi është identifikuar se do të marrë apartament 3+1 me nr 3 dhe garazh ndërkohë që dorëzon një apartament 1+1.

Shtetasit Jamarbër dhe Argita Malltezi, kanë poseduar fillimisht një apartament 1+1 ndodhur në lagjen Ali Demi, me sipërfaqe të shfrytëzueshme 51.29 m2 të cilin ia kanë shitur EKB-së, në shumën 802 273 lekë. Në vijim, me kontratë shitje apartamenti banimi me pagesë të njëhershme, datë 31.10.2000, të lidhur ndërmjet shtetasve Jamarbër, Argita dhe Nimetes, gjyshja e tij, dhe EKB- së, rezulton se EKB i ka shitur blerësve një apartament me nr 3, ndodhur në në rrugën Lidhja e Prizrenit, me sipërfaqe shfrytëzimi 93 m2 (tre dhoma+një kuzhine+ambiente të tjera ndihmëse+ garazh-28.39 m2). Vlera e apartamentit është 2 175 146 lekë dhe garazhit 340 770 lekë.

Pas uljes së çmimit, rezulton se janë paguar deri në vitin 2000 shuma prej 1 471 003 lekë. Më datë 28.05.2001 me është lidhur kontratë shitje për këtë pasuri (apartament dhe garazh) të ndodhur në rrugën Lidhja e Prizrenit, mes shitësit EKB dhe blerësve Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi./TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KISHTE BËRË GATI NJË LISTË PERSONASH QË DO VRISTE/ Arrestohet 11-vjeçari në SHBA
Previous article TETË TË VDEKUR DHE QINDRA TË PLAGOSUR NË LIBAN/ Shpërthejnë njëkohësisht mijëra celularë të grupit Hezbollah

s.autor

Postime të ngjashme

ZHDUKET 9-VJEÇARI NË TIRANË/ U largua ditën e djeshme nga shtëpia dhe nuk u kthye, familja kërkon ndihmë Aktualitet

ZHDUKET 9-VJEÇARI NË TIRANË/ U largua ditën e djeshme nga shtëpia dhe nuk u kthye, familja kërkon ndihmë

"HIQNI KAPELET"/ Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, bllokojnë hyrjet e Parlamentit Aktualitet

"HIQNI KAPELET"/ Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, bllokojnë hyrjet e Parlamentit

AKUZOHEJ PËR VRASJEN E ISH-EFEKTIVIT XHULIO PRELA/ Shpallet i pafajshëm Redion Hysa Aktualitet

AKUZOHEJ PËR VRASJEN E ISH-EFEKTIVIT XHULIO PRELA/ Shpallet i pafajshëm Redion Hysa

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT