Një djalë 11-vjeçar nga Florida u arrestua të hënën pasi bëri një kërcënim me shkrim për të shtëna masive në shkollën e mesme Silver Sands. Sipas një sherifi, ai kishte një listë me emra dhe objektiva.
Ai gjithashtu u tregoi shokëve të klasës një video të arsenalit të tij dhe bëri kërcënime të dhunshme. Videoja u shpërnda nga Sherifi i Qarkut Volusia, Mike Chituood në X. Në video, në një tavolinë shihet një rezervë me pistoleta të ndryshme, pushkë ajrore, municione të rreme, shpata, thika dhe armë të tjera, të cilat i janë sekuestruar djalit.
“Siç ishte premtuar. Sapo arrestuam një student të shkollës së mesme Creekside, i cili kërcënoi se do të sulmonte shkollën e mesme Creekside ose Silver Sands. Ai kishte shkruar një listë me emra dhe objektiva”, tha sherifi Mike Chituood.


