Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me gjetjen e trupave të pajetë të tre ushtarëve amerikanë në Lituani, duke theksuar se ky është një lajm tragjik.
Ai theksoi se humbja e jetëve të këtyre ushtarëve amerikanë është një kujtesë e rrezikut me të cilin përballen ata që shërbejnë në mbrojtjen e vendit.“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre”, shkroi Rama.
Reagimi i Ramës
Lajme tragjike nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjeve të fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që përballen ata që shërbejnë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron pranë Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm