• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SY M’SY”/ Rama përgjigjet për furnizimin me ujë në Durrës: Transformim historik, brenda mandatit të 4-ët ujë 24 orë
Home
Politikë

“SY M’SY”/ Rama përgjigjet për furnizimin me ujë në Durrës: Transformim historik, brenda mandatit të 4-ët ujë 24 orë

2 April, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’Sy” në rrjetet sociale, iu përgjigj një komentuesi që kritikoi furnizimin me ujë në Durrës. Rama theksoi se janë investuar mbi 60 milionë euro në tre mandate dhe se situata ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me vitin 2013.

Sipas tij, disa zona si Spitalla, Porto Romano dhe ish-Këneta tashmë kanë furnizim 24 orë, ndërsa në pjesët e tjera të qytetit uji sigurohet nga 4 deri në 20 orë në ditë. Kryeministri nënvizoi se 28 fshatra rreth Durrësit kanë furnizim të plotë, ndërsa të tjerë kanë furnizim të kufizuar.

Ai bëri të ditur se projekti i financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim do të nisë zbatimin këtë vit, duke garantuar ujë të pijshëm 24 orë në Durrës brenda mandatit të katërt. Rama e cilësoi këtë një “transformim historik”, duke shtuar se deri tani numri i zonave urbane me furnizim të pandërprerë është rritur nga 4 në 43, ndërsa 11 zona të tjera janë në ndërtim.

“Ta shpjegoj unë pse Durrësi figuron si zonë pjesërisht e furnizuar 24 orë dhe pse ke bërë shumë mirë që ma ke dhënë votën në 2013.
Kur ti më dhe votën, kishte a s’kishte 3 orë ujë në ditë gjithandej.
Që kur ti më dhe votën kemi investuar për ujin e pijshëm në Durrës, rreth 60 milionë euro më shumë se të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku me përfitues banorët e të gjitha njësive administrative të asaj bashkie, ku të mos harrojmë, s’ka pasur kurrë ujë 24 orë se ka rëndësi ta kujtojmë edhe këtë.
Atëherë, ne kemi rindërtuar apo ndërtuar krejt nga e para linjat e ujit të pijshëm në shumë segmente.
Këtu kam shumë, por po të përmend nga lagjja 1, në lagjet 13 plazh, 14 Shkozet, 15 Spitallë, nga Ishmi, sektori Rinia dhe deri në Manëz. Nga Hamallaj, Rashbull, Romanat, Shijak dhe Xhavzotaj dhe si rezultat, sot që flasim, disa zona të qytetit si Spitalla, Porto Romano, një pjesë e Durrësit të ri, ose ish-Këneta, siç e quan bufi, apo zona e Nishtullës, furnizohet 24 orë ujë në ditë dhe ndërkohë në pjesët e tjera, furnizimi varion 18 deri 20 orë maksimumi, deri në minimumi katër orë.
Ndërsa në zonën rurale, 28 fshatra kanë furnizime me ujë 24 orë.
9 fshatra kanë furnizim me ujë 4-8 orë, ndërsa 11 fshatra kanë furnizim me ujë 2 deri në 4 orë.
Ndërsa në plazh, furnizimi me ujë ka arritur 7-8 orë në ditë, por ama ka shumë, shumë rëndësi dhe kjo të duhet për 11 majin që të informohen të gjithë se brenda këtij viti, projekti i financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim, hyn në rrugën e realizimit, pasi janë bërë të gjitha procedurat dhe falë këtij projekti, brenda mandatit të 4, përmbyllim edhe të gjithë programin e furnizimit me ujë 24 orë në Durrës.
E pra, shumë e thjeshtë. Shkop magjik nuk ka, por ama ta përsëris, çfarë është bërë dhe çfarë është investuar për ujin e pijshëm në këto tre mandate, nuk është bërë dhe nuk është investuar në dekada e dekada të tëra të marra së bashku.
Dhe mos harro, në rang vendi, kur ne morëm detyrën, kishim vetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë.
Sot kemi 43 dhe 98 të tjera zona rurale, ndërkohë që 11 zona urbane janë në kantier dhe deri në fund të mandatit të 4 përfundon gjithë programi kombëtar i furnizimit me ujë 24 orë edhe për 16 zona urbane dhe 37 rurale, duke e përmbyllur transformimin historik në sektorin e ujit të pijshëm”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIARIA SULA U VRA NGA I DASHURI FILIPINAS? Si e ‘tradhtoi’ telefoni të riun: Pas ‘zhduki’ trupin mashtroi familjarët duke…
Previous article "O RAME FILLUAN SIRENAT E POLICISË..."/ Basha ironizon kryeministrin: Po më vinë ankesa për ty

s.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT