• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRUKSELI JEP DRITËN JESHILE/ Meloni: Kemi konsensusin e BE për modelin e refugjatëve me Shqipërinë. Kjo do të thotë se…
Home
Nderkombetare

BRUKSELI JEP DRITËN JESHILE/ Meloni: Kemi konsensusin e BE për modelin e refugjatëve me Shqipërinë. Kjo do të thotë se…

31 March, 2025 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar pas deklaratës së Komisionit Europian ku u pohua se marrëveshja e Romës me Tiranën për kampet e refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër janë në përputhje me ligjet e BE-së.

Përmes një videomesazhi të dërguar me rastin e “Samitit të Sigurisë Kufitare” në Londër, organizuar nga kryeministri britanik, Keir Starmer, Meloni ka theksuar se “për Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, siguria kufitare është një prioritet që duhet trajtuar edhe duke ndërtuar zgjidhje inovative si ajo me Shqipërinë: një model i kritikuar fillimisht, por që më pas ka fituar konsensus në rritje”.

Shefja e ‘Palazzo Chigi’ theksoi se Brukseli po e sheh tanimë si model paktin e arritur mes Italisë dhe Shqipërisë.

“Sot Bashkimi Evropian po propozon krijimin e qendrave të riatdhesimit në vendet e treta. Kjo do të thotë se ne kishim të drejtë dhe se guximi për të udhëhequr në këtë rrugë është shpërblyer. Kemi ende shumë punë për të bërë së bashku dhe jam shumë i lumtur që mund të konsideroj mbështetjen dhe bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuar në këtë sfidë”, shtoi kryeministrja italiane.

Meloni vuri në dukje gjithashtu se luftimi i imigracionit të paligjshëm do të thotë gjithashtu nxitja e emigracionit të ligjshëm dhe ripohimi i parimit se i takon çdo kombi, dhe jo trafikantëve, të vendosë se kush duhet të hyjë në territorin e tyre.

Komisioni Europian: Marrëveshja e Italisë me Shqipërinë është në përputhje me ligjin evropian
“Komisioni Evropian është në dijeni të zhvillimeve të fundit sa i takon dekretit për qendrat në Shqipëri dhe jemi në kontakt me autoritetet italiane”.

Kështu deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Brendshme dhe Migracion, Markus Lammert, në konferencën e përditshme për shtyp në Bruksel.

“Legjislacioni kombëtar italian do të zbatohet për këto qendra, siç ka qenë për azilin deri tani. Në parim, kjo është në përputhje me ligjin evropian. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë zbatimin e protokollit në versionin e tij të ri,” shtoi Lammert.

Zëdhënësi i KE theksoi më tej se: “Lidhur me zgjidhjet inovative të propozuara në rregulloren e fundit të ekzekutivit europian për kthimet, ne kemi deklaruar se jemi të gatshëm t’i eksplorojmë, duke respektuar gjithmonë detyrimet e parashikuara nga ligji i BE-së dhe ajo ndërkombëtare, si dhe të drejtat themelore”.

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ 10 milion euro për postën e fletëve të votimit të diasporës, DHL nga 10 prilli nis shpërndarjen në 85 shtete
Previous article TRE USHTARËT AMERIKANË HUMBËN JETËN NË LITUANI/ Rama: Lajm tragjik. Jemi në krah të SHBA, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre

s.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve Aktualitet

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive Aktualitet

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT