• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ 10 milion euro për postën e fletëve të votimit të diasporës, DHL nga 10 prilli nis shpërndarjen në 85 shtete
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ 10 milion euro për postën e fletëve të votimit të diasporës, DHL nga 10 prilli nis shpërndarjen në 85 shtete

31 March, 2025 s.autor Politikë

DHL do të jetë kompania postare e cila do të transportojë fletët e votimit për emigrantët shqiptare në 85 shtete të botës për zgjedhjet e 11 majit. Mësohet se transporti i fletëve të votimit do të kushtojë 10 milion euro. Shpërndarja e 245,808 zarfeve do të bëhet në 85 shtete të botës, nga kompania e huaj shumëkombëshe “DHL”, e themeluar në SHBA. Kostoja për një fletë votimi shkon mesatarisht 40 euro.

Numrin e emigrantëve shqiptarë që e kanë fituar të drejtën e votës e kryesojnë Greqia dhe Italia, të ndjekura nga shtetet e tjera. Fletët e votimit pritet të dërgohen në diasporë në 10 Prill, ndërsa mbërritja e tyre duhet të bëhet deri në orën 19:00 të datës 11 Maj.

Fleta e votimit do t’u shkojë emigrantëve e vulosur në një zarf, i cili mban një barkod me informacionet për zgjedhësin, shtetin ku banon dhe qarkun për të cilin voton. Zarfi duhet të hapet me kujdes, pa u dëmtuar ku brenda do të ketë fletën e votimit. Zgjedhësi do duhet të bëjë shënimin brenda një kolone, të palosë fletën e votimit dhe ta vendosë brenda zarfit. Mbi zarf, apo edhe te fleta e votimit, nuk duhet të ketë asnjë shënim.

Votuesi nga jashtë nuk do të ketë asnjë kosto financiare për këtë proces. Brenda fletës së votimit do të jetë edhe një udhëzues në mënyrë që emigrantët të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë korrekte dhe të shmanget sa më shumë pavlefshmëria e tyre.

Shteti me numrin më të lartë të emigrantëve e mban Italia me me mbi 90 mijë votues e ndjekur nga Greqia me mbi 60 mijë dhe Gjermania me mbi 25 mijë. Ndërsa në 13 shtete do të shkojë vetëm 1 fletë votimi, si psh në Fixhi, Venezuele, Ukrainë etj. Sa i përket qarqeve, peshën më të madhe vota e diaspores do e ketë në qarkun e Tiranës, i ndjekur nga Fieri dhe Durrësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË KEQ/ Rrëmbyen dhe plagosën të miturin në Itali, arrestohen 2 trafikantët shqiptarë
Previous article BRUKSELI JEP DRITËN JESHILE/ Meloni: Kemi konsensusin e BE për modelin e refugjatëve me Shqipërinë. Kjo do të thotë se...

s.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT