• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTOI TË HEDHË NË ERË STADIUMIN E LUSHNJËS/ Ushtari i Aldo Bares betejë në Angli për t’i shpëtuar ekstradimit: Në Shqipëri duan “kokën time”
Home
Aktualitet
Kronikë

TENTOI TË HEDHË NË ERË STADIUMIN E LUSHNJËS/ Ushtari i Aldo Bares betejë në Angli për t’i shpëtuar ekstradimit: Në Shqipëri duan “kokën time”

31 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një shqiptar i dënuar nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, pasi planifikoi të shpërthente një bombë në një stadiumin Roza Haxhiu të Lushnjës po apelon vendimin e refuzimit të azilit.

Top Channel mëson se Maksim Çela një prej besnikëve të Aldo Bares pretendon se do të “ekzekutohet për hakmarrje” nga grupet rivale nëse kthehet në Shqipëri.

Maksim Çela, 59 vjeç, udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar me një pasaportë false për tu bashkuar me familjen e tij pasi kreu 23 vite burg për vrasjen e një policit Klenti Bano më 14 Prill 2000 dhe për aktivitete të tjera të lidhura me bandën kriminale të Lushnje.

Shqiptari pretendon se “grupe të tmerrshme bandash” do ti vihen pas për të zgjidhur një “gjakmarrje” nëse nuk lejohet të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar.

Avokatët e Home Office Ministrisë së Brendshme britanike raporton Top Channel, thanë në procesin gjyqësor se ai është një “terrorist i dhunshëm” që duhet të dëbohet.

Në një gjykatë imigracioni të nivelit të dytë në Londër, Çela ishte prezent dhe tha se ishte dënuar gabimisht për krimet dhe se ndjekja e tij kishte qenë e motivuar politikisht.

Avokatët e Home Office thonë se ai e shpiku historinë pasi mësoi se akti i tij i rëndë nënkuptonte se ai nuk do të ishte në gjendje të kërkonte azil.

Çela, i lindur në qytetin shqiptar të Lushnjës, pretendon se dikur ka qenë biznesmen dhe ka drejtuar një biznes shitje makinash në Gjermani si dhe ka punuar në një klinikë dentare dhe një spital.

Gjykata dëgjoi se ai kishte planifikuar të shpërthente një bombë në një stadium futbolli me 12,000 vende në vitin 2000.

Pas zbulimit të komplotit në vitin 2001, një gjykatë shqiptare e dënoi atë me pesë vite burg.

Ai u dënua me 25 vjet burg në shtator 2006 për “pjesëmarrje në organizata kriminale”, vrasjen e një oficeri policie dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve.

Ai u lirua në dhjetor të vitit 2022, pasi kishte kryer më shumë se 23 vite nga dënimi i tij 25-vjeçar.

Në dhjetor 2022 ai u largua nga Shqipëria për në Spanjë, udhëtoi për në Itali dhe më pas fluturoi për në Mbretërinë e Bashkuar me atë që ai pranoi se ishte një pasaportë false, duke mbërritur në Heathrow në janar të vitit 2023.

Kur u intervistua fillimisht nga Zyra e Brendshme, Çela pohoi se “tre grupe të tmerrshme bandash” po i “vinin pas” atij dhe familjes së tij, sepse kishte qenë anëtar i “bandës së Lushnjës”.

Top Channel ka mësuar se një letër drejtuar gjykatës të shkruar në emër të tij thoshte se anëtarët e bandës rivale do ta “ekzekutonin atë për hakmarrje” nëse ai kthehej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRE USHTARËT AMERIKANË HUMBËN JETËN NË LITUANI/ Rama: Lajm tragjik. Jemi në krah të SHBA, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre
Previous article HISTORIA TRONDITËSE E PALESTINEZES/ Prindërit u bënë bashkë për të vrarë vajzën e tyre, pse u zgjodh Shqipëria

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT