Një automjet i OSHEE ka rënë në lumin Drino përballë fshatit Lazarat gjatë mesnatës, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 elektriçistët, Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj.
Aksidenti ndodhi në fshatin Kordhocë. Raportohet se punonjësit kanë qenë në Dervician dhe po shkonin për riparim në fushën përballë Lazaratit.
Bëhet e ditur se trupat e viktimave i ka marrë rrjedha e lumit me vete. Pritet që në vendin e ngjarjes të mbërrijnë forcat RENEA dhe palombarët që të bëjnë të mundur nxjerrjen e trupave.


