Një shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri, ditnë e shtunë në Reykjavík në Islandë. Mediet e huaja raportojnë se shqiptari rreth 40-vjeç u qëllua jashtë shtëpisë së tij në Reykjavík.
Lidhur me vrasjen e tij është arrestuar një burrë rreth të dyzetave i cili u paraqit para Gjykatës së Rrethit Reykjavík mbrëmjen e djeshme dhe do të mbahet në paraburgim ndërsa policia heton ngjarjen.
Ende nuk bëhet me dije emri i shqiptarit por mësohet se ai la pas një grua shtatzënë dhe një fëmijë të vogël, të cilët ishin në shtëpi në momentin kur u vra.


