Një fëmijë është gjetur pak më parë i mbytur në një përrua në Shkozë.
Mësohet se bëhet fjalë për 5 vjeçarin Klodian Hashimi, i cili rezulton i zhdukur që prej datës 17 shkurt.
Sakaq, bëhet me dije se Hashimi është gjetur pa shenja jete. Ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë.


