• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRETH E RROTULL SHQIPËRISË/ 10 fshatrat e veçantë në Shqipëri që duhen vizituar (FOTOT)
Home
Ne sytë e të huajve

RRETH E RROTULL SHQIPËRISË/ 10 fshatrat e veçantë në Shqipëri që duhen vizituar (FOTOT)

1 March, 2020 k.autor Destinacione, Ekskluzive, Ne sytë e të huajve

Shqipëria është një vend me potenciale të shumta turistike, një vend me kultura dhe tradita, me bukuri të shumta natyrore dhe shumë pak të eksploruara. Natyra e mrekullueshme, ajëri i pastër, ushqim karakteristik, shtëpi të bukura e mikpritja janë disa prej karakteristikave që i bëjne akoma më të veçanta.

Në rubrikën Rreth e Rrotull Shqipërisë, ju sjellim disa prej fshatrave që kanë bukuri të veçantë dhe duhen vizituar nëse ende nuk e keni bërë.

Vermoshi

Vermoshi, pika më veriore e Shqipërisë, një fshat malor i Alpeve Perëndimore. Bukuria e natyrës i jep një rëndësi këtij vendi të veçantë. Ngjitjet malore, shëtitjet apo edhe peshkimi i troftës së egër janë disa nga mënyrat më tërheqëse për të shijuar qëndrimin në bukuritë e fshatit alpin. Fshati spikat për bulmetrat karakteristikë dhe natyrisht mikpritjen proverbiale të gjithë zonës së Kelmendit. Nuk duhet lënë së vizituari ky fshat me bukuritë e shumta që i ka falur vetë natyra. Një fshat që mund të vizitohet në çdo stinë të vitit.

Voskopoja

Voskopoja, një nga qendrat më të rëndësishme të historisë së Ballkanit, ndodhet rreth 21 km nga qyteti i Korçës. Një fshat me histori dhe kultura të shumta, një fshat ku nuk mungon bukuria, natyra he ajri i patër.  Një vend mikëpritës si dhe i pasur me tradita të shumta dhe të veçanta. Voskopoja të ofron kushte të shumta argëtimi dhe shlodhëse. Nëtë fshat gjenden kisha dhe manastire të shumta, të pasuraa me historitë e tyre dalluese. Bukurive të natyrës, historisë së pasur, kishave me arkitekturën dhe artin e tyre u shtohen edhe hotelet dhe shtëpitë e bukura që ofrojnë kushte të përshtatshme për të gjithë ata që duan të kalojnë pushime të veçanta larg zhurmës dhe ritmit marramendës të qytetit.

Lini

I vendosur buzë Liqenit të Ohrit, Lini është një fshat gadishullor me bukuri të shumta natyrore. Fshat me tradita dhe kultura, ndodhet 22 kilometra larg qytetit të Pogradecit. Në kodrën e fshatit ndodhet mozaiku i mushur me piktura të vjetra kulturore, si dhe disa varre që në kohëe e lashta. Pamja mbi kodër duket e si një pikturë e krijuar shumë bukur nga natyra, aty ke mundësi të shijosh bukurinë dhe hijeshinë e liqenot të Ohrit, ku rrezet e diellit bien magjishëm mbi të dhe e bëjnë unik dhe të veçantë.Një fshat që vizitohet nga turistë të shumtë në çdo stinë të vitit.

 Dhërmiu 

Dhërmiu ndodhet 42 km në jug të Vlorës dhe thuajse në të njëjtën largësi në veri të Sarandës. Fshati ngrihet në faqe të malit rreth 200 m lartësi. Pranë Dhërmiut ndodhet Shpella e Piratëve. Fshati turistik njihet për kishat e bukura mesjetare: Manastiri i Shën Marisë, Kisha e Shën Todhrit, Kisha e Shën Mitrit me pikturat murale të shekujve të 12-ë dhe 14-ë dhe natyrisht për jetën e natës, restorantet etj. Kuzhina karakteristike, gatimet e peshkut, hotelet e shumta, plazhet e bukura me gurishte dhe bukuritë e natyrës malore e bëjnë Dhërmiun një destinacion të veçantë për të gjitha moshat.

Dardha

Një fshat i mrekullueshëm malor që ndodhet 20 km në juglindje të Korçës e që ngrihet në 1,350 m lartësi. Rruga tanimë e përfunduar të shpie mes shtëpive karakteristike me mure me gurë dhe rrugëve të gurta. Bukurive arkitekturore u shtohen edhe mjediset e bukura tradicionale të interiereve të shtëpive, bukuritë e natyrës brenda e përreth fshatit, një vend ku nuk mungpn argëtimi dhe kënaqësia. Në fundjavë fshatit i rikthehet gjallëria, pasi shumë banorë të Korçës apo rrethinave, si edhe vizitorë nga Tirana apo qytete të tjera preferojnë ta kalojnë fundjavën në Dardhë, pasi natyra dhe ajri të falin gjithçka shplodhëse.

Thethi

Thethi ndodhet 70 km larg Shkodrës, ku rruga kulmon në 2000 metra lartësi në Qafën e Tërthores. Fshati i bukur alpin rrethohet nga male të larta që arrijnë deri në 2,500 m lartësi dhe ofron pamje të mrekullueshme brenda e përreth tij ku kullat shekullore tanimë të restauruara e të rikthyera në bukurinë e tyre origjinale, mirëpresin qindra e qindra turistë vendas e të huaj. Natyra e larmishme alpine e Thethit ofron mundësinë e ngjitjeve malore, peshkimit apo thjesht shëtitjeve relaksuese , gjithça e bën atë një atraksion turistik ku nuk mungon argëtimi.

Bënja

Nëse shkoni në Përmet, qytetin e luleve, shtëpive të vjetra karakteristike dhe kishave të bukura mesjetare, natyrisht që një destinacion i paevitueshëm është Bënja, që ndodhet vetëm 3 km larg Përmetit. Shtëpitë e bukura, kisha ortodokse,natyra e virgjër dhe ujërat termale e kanë kthyer Bënjën në një destinacion të mrekullueshëm turistik gjithënjë edhe më të vizitueshëm.

Dragoti

Dragoti është një fshat në rrethin e Tepelenës. Bën pjesë në komunën Qendër të këtij rrethi. Dragoti, i vendosur në faqen jugore të malit Shëndëlli. Fshati karakterizohet nga një mikroklimë e veçantë dhe në zonën përreth rriten edhe agrumet. Në një pozicion strategjik dhe në një rrugëkalim të rrahur nga udhëtarët e të gjitha kohërave, ai është bërë pak objekt hulumtimi nga studiues të fushave të ndryshme.Ky fshat karakterizohet nga bukuria dhe hijeshia që i ka falur natyra, një fshat me kulturë të veçantë si dhe një fshat turistik që vizitohet nga një pjesë e mirë e turistëve vendas por dhe të huaj.

Vunoi

Vunoi është një fshat i pozicionuar në jug të qytetit të Vlorës, në bregun e detit Jon, me një pamje mahnitëse. Në veri të Himarës takohemi me fshatin më të parë, Vunonë, ndërtuar në formën e një teatri në këmbët e malit të Çikës. Gjendet paksa larg nga deti, në një lartësi 176 m mbi nivelin e detit dhe karakterizohet nga shtëpitë e gurta të ngritura përmbi rrugicat e shtruara me pllaka të gurta. Një fshat turistik me pamje mahnitëse. Një destinacion turistik  që vizitohet nga një numër i madh tursitësh.

Fterra

Fterra ndodhet 10 km në verilindje të Borshit, në krahinën e Kurveleshit. Me ndarjen e re territoriale, Fterra bën pjesë në Bashkinë e Himarës. Fshati ndodhet në lartësi 200 – 250 m mbi nivelin e detit. 45 burimet me ujë të ftohtë, që mbajnë secili nga një emër të veçantë, si edhe shpellat e shumta janë dy nga atraksionet më mbresëlënëse të Fterrës. Një fshat me bukuri të shumta, aty ku nuk mungon ajri i pastër dhe natyra relaksuese që të qetëson shpirtin.

Rreth e Rrotull Shqipërisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ Gjendet një fëmijë i mbytur në përrua në Shkozë (EMRI)
Previous article KAOS NË KAMPIONATIN ITALIAN/ "Ultrasit" e Interit: Lega e padenjë! Turp t'iu vijë! (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

NGA DASMA QË PO PRET BOTA, TE NDARJE DHE MIQËSI TË FTOHURA/ Javë e nxehtë për showbizin, çfarë po ndodh me VIP-at tanë Ekskluzive

NGA DASMA QË PO PRET BOTA, TE NDARJE DHE MIQËSI TË FTOHURA/ Javë e nxehtë për showbizin, çfarë po ndodh me VIP-at tanë

“AUTENTIKE, E EGËR DHE SPEKTAKOLARE” / Media spanjolle jehonë bukurive shqiptare: Vendi që dikur ishte sekret, sot po pushtohet nga turistët Aktualitet

“AUTENTIKE, E EGËR DHE SPEKTAKOLARE” / Media spanjolle jehonë bukurive shqiptare: Vendi që dikur ishte sekret, sot po pushtohet nga turistët

"PO VDES...."/ Detajet e trishta nga ngjarja tragjike në Manhattan ku humbi jetë 56-vjeçarja shqiptare: Nuk kishte asnjë kon sigurie Aktualitet

"PO VDES...."/ Detajet e trishta nga ngjarja tragjike në Manhattan ku humbi jetë 56-vjeçarja shqiptare: Nuk kishte asnjë kon sigurie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT