Një aksident, fatmirësisht pa pasoja në jetë, ka ndodhur në fshatin Buçimas të Pogradecit në afërsi të varrezave. Një 16-vjeçare, e cila ka tentuar të kalojë rrugën nga njëri krahë në tjetrin, është përplasur nga një makinë.
16-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk dihet ende, ndodhet jashtë rreziku për jetën, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për zbardhjen e plotë të aksidentit.