• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ANTI-KÇK, JO LUFTË ME FUSHATA”/ Peza në “Vizion+”: Krimi nuk ndahet në rozë dhe blu. Në shënjestër, “të paprekshmit”
Home
Intervista

“ANTI-KÇK, JO LUFTË ME FUSHATA”/ Peza në “Vizion+”: Krimi nuk ndahet në rozë dhe blu. Në shënjestër, “të paprekshmit”

10 February, 2020 F.autor Intervista, Politikë

Sekretari për Marrëdhënien me Mediat në PS, Alfred Peza siguroi edhe njëherë se paketës “AntiKÇK” nuk do t’i shpëtojë asnjë nga personazhet e botës së krimit që janë dënuar me vendime gjyqësore të formës së prerë nga institucionet e drejtësisë në vendin tonë, si dhe jashtë saj.

Gjatë një interviste në studion e lajmeve të “Vizion plus”, Peza e konsideroi Operacionin “Forca e Ligjit”  emergjente, ndërsa njoftoi se kjo paketë do të vazhdojë deri në fund të vitit 2020.

Peza theksoi se këto ditë opinioni pubik ka parë të dalin emrat e disa personazheve të njohur në botën e krimit, që sipas tij deri dje cilësoheshin të paprekshëm.

Intervista e plotë: 

A kishte me të vërtetë një situatë emergjence për krimin sa të arrihet deri në miratimin e një akti normative?

Situata ishte emergjente, ndaj dhe masa që u morën për akisonin “Anti-KÇK” janë emergjente, por të përkohshme, sepse e përhershme është Reforma në Drejtësi dhe strukturat e reja të sistemit të ri të drejtësisë. Ka një realitet në Shqipëri që momenti nga rrëzimi i institucioneve të vjetëra të drejtësisë dhe periudha deri në ngritjen dhe vendosjen në eficencë të plotë 100% të të gjitha institucioneve të drejtësisë së re. Ka një periudhë e cila ka krijuar një vakuum në luftën eficente kundër krimit të organizuar, familjeve mafioze. Kjo u pa edhe në disa vendime që shqetësuan opionin publik, që çuan në lirimin e të burgosurve me burgim të përjetshëm apo personazheve të tjerë të botës së krimit, të cilët kishin marrë dënime të rënda për shkak të aktivitetit të tyre kriminal.

Nuk kemi shkuar akoma tek drejtësia, jemi ende tek njerëzit e krimit. S’kemi shkuar akoma tek gjyqtarët dhe prokurorët

Goditja e personazheve të krimit, por edhe atyre njerëzve që nuk kanë ende jashtë sistemi i vjetër sepse nuk u ka ardhur radha në procesin e Vetting-ut, nëse ata marrin vendim haptazi në kundërshtim me ligjet ekzistuese dhe Kushtetutën e Shqipërisë do të ecin paralel. Kjo paketë do të jetë e përkohshme deri në fund të vitit 2020, kohë gjatë së cilës mendohet të jenë ngritur dhe bërë eficente të gjithë institucionet e sistemet e drejtësisë.

Nëse “AntiKÇK” është ligji i duhur, a mund të themi se antimafia ka dështuar si ligj?

AntiKÇK dhe antimafia nuk kanë ndonjë ndryshim thelbësor mes tyre pasi subjekti i punës së luftës dhe i goditje është i njëjtë. Ndryshimi mes të dyjave qëndron tek fakti se paketa “AntiKÇK” ka si objektiv të posaçëm burimet financiare të zeza, kriminale të krimit të organizuar, familjeve mafioze, etj.

Në emrat e kësaj listës që kemi parë deri tani mungojnë njërz të cilët praktikisht kanë qenë të lidhur me pushtetin, edhe me pushtetin e socialistëve. Pse?

Krimi nuk ndahet në rozë apo në blu, në të kuq apo ngjyra të tjera të flamujve të partive politike. Por ndahet në të zezë, apo të bardhë. Është një operacion që do të vazhdojë për 365 ditë. Çdo ditë, shqiptarët kanë parë të dalin 1, 2 apo 3 personazhe që deri dje konsideroheshin si të paprekshëm në të gjithë territorin. Nuk do t’i shpëtojë AntiKÇK-së asnjë nga personazhet e botës së krimit që janë dënuar me vendime gjyqësore të formës së prerë nga institucionet e drejtësisë të vendit tonë apo jashtë.

Prej ditësh kemi parë qindra forca policore në rrugë, sheshe, kontrollojnë njerëz, bllokojnë makina. Në pamje të parë duket mirë, megjithatë nga pikëpamja e imazhit duket sikur ka një situatë të jashtëzakonshme. A luftohet krimi me fushata?

Nuk është një luftë me fushata, është një luftë me indikacione konkrete. Asnjë makinë nuk ndalet nëse më parë patrulla nuk ka në serverin e vet indicien, të dhënat, targën. Pra, ndalimet nuk bëhen kush të dali përpara, por nëpërmjet një platforme shumë të detajuar antikrim, një plan masash operacionale shumë të strukturuara dhe të detajuara, të tillë që goditen vetëm ata që kanë lidhje me krimin. Qytetarët e zakonshëm të këtij vendi të rrinë të qetë, të shkojnë në punë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTON TË KALOJË RRUGËN/ Makina merr para 16-vjeçaren në Pogradec (FOTO)
Previous article MERO BAZE/ A do mbështetet nga Basha, projekti “Anti-LSI” i partive aleate të PD?

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje Politikë

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve Politikë

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT