• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TAKSAT E AUTOMJETEVE/ Do të rishikohen, ja 2 përcaktuesit kryesor
Home
Sociale

TAKSAT E AUTOMJETEVE/ Do të rishikohen, ja 2 përcaktuesit kryesor

5 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Sociale

Qeveria shqiptare po përgatit ndryshime në taksimin e automjeteve, ku parashikohet që detyrimi të llogaritet në mënyrë të pavarur nga viti i prodhimit të mjetit, duke u bazuar tek mosha dhe madhësia e motorit. Në paketë parashikohet që makinat elektrike apo ato me karburant që kanë nivel të ulët ndotje të kenë më pak ose aspak detyrime. Ekspertët thonë se taksimi duhet të kryhet sipas një raporti mes të ardhurave ekonomike që ka një familje shqiptare dhe numrit të automjeteve që ka vendi.

Qeveria shqiptare pritet të aplikojë rritjen e taksës së automjeteve sipas madhësisë e moshës së motorit, pavarësisht vitit të prodhimit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Mjedisit dhe ajo e Financave janë angazhuar në hartimin e paketës së re, e cila do të sjellë edhe uljen e detyrimit të taksës për makinat me ndotje më të ulët.

Për ekspertin, Artur Sulçe, aplikimi i taksës së automjetit duhet të llogaritet në bazë të një raporti mes të ardhurave ekonomike që ka një familje shqiptare dhe numrit të automjeteve që ka vendi.

Sulçe: Sugjeroj që taksa të jetë e tillë që të bëhet një raport midis të ardhurave ekonomike, shportës që ka një familje shqiptare, numrit të mjeteve që ka vendi jonë dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto, ashtu siç matet në vendet e BE-së.

Referuar ndryshimeve të parashikuara, në vijim do ketë një lehtësim në aspektin e taksave për automjetet hibride apo elektrike, si dhe për ato që janë të kategorisë Euro 4 apo 5.

Kjo shihet si një mënyrë për të nxitur blerjen e mjeteve të reja, si dhe ato që emetojnë sa më pak ndotje në mjedis.

Sipas ekspertit kjo është normale, por këto automjete kanë kosto të lartë dhe është e vështirë të asimilohet me zhvillimin ekonomik që ka vendi jonë.

Sulçe: Është krejt normale por gjithmonë ato kanë një kosto shumë më të lartë dhe shumë më të vështirë që ta asimilojë ky zhvillim ekonomik që ka vendi jonë.

Me qëllim nxitjen e përdorimit të automjeteve që emëtojnë sa më pak gazra ndotëse në mjedis është kërkuar edhe bashkëpunimi me pushtetin vendor, ku bashkive u kërkohet të angazhohen në instalimin e stacioneve të karikimit për automjetet elektrike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAKINA U FUT NË NJË LOKAL NË TIRANË/ Dalin PAMJET: Ja si reaguan klientët
Previous article "MOS LUAJ ME ZJARRIN"/ Rishfaqet Arbjon Aliko i Lazaratit: Kërcenon me jetë drejtorin e burgjeve në Drenovë

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT