• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MOS LUAJ ME ZJARRIN”/ Rishfaqet Arbjon Aliko i Lazaratit: Kërcenon me jetë drejtorin e burgjeve në Drenovë
Home
Breaking News

“MOS LUAJ ME ZJARRIN”/ Rishfaqet Arbjon Aliko i Lazaratit: Kërcenon me jetë drejtorin e burgjeve në Drenovë

5 July, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës për dosjen Lazarati ku mbeti i vrarë ish- efektivi i policisë Ibrahim Basha, Arbjon Aliko ka shfaqur sërish sjellje agresive në institucinonin e vuajtjes së dënimit ku ka shënuar një sërë incidentesh.

Pas urdhërit për forcimin e masave të sigurisë në burgje, mësohet se ai ka kërcenuar personelin mbikqyrës për marrjen e celularit dhe ndalimit të takimeve të shpeshta me individë që nuk kanë lidhje familjare.

Burimet bëjnë me dije se i dënuari, teksa ka kërkuar kthimin e aparatit celular, i ka përcjellë edhe një letër drejtorit të burgut të Drenovës ku e ka paralajmëruar: “Mos luaj me zjarrin”.

Fill pas kësaj, autoritetet i kanë dhënë masë disiplinore si dhe i është kërkuar prokurorisë për ta vendosur në mbikqyrje të posacme.

Pas kësaj ngjarje, Aliko ka reaguar duke kontaktuar televizionin Ora News ku ka akuzuar drejtorin e burgut Genc Fejzollari se ka filluar ta pengojë për airosje.

I dënuari kundërshton masat e sigurisë duke kërkuar më tepër hapësira.

“Ka filluar të na pengojnë ajrosjen. Ministria e ka vënë rregull që ajrosjen e keni dy orë në mëngjes dhe një orë pasdite. Brenda dy orëshit  mund të dilni kur të doni. 

Këta tani thonë nëse nuk e kapni 10 minuta apo çerek orët e para nuk dilni më në ajrim. 

Ata kanë 2-3 ditë që nuk na lënë ta dalim sepse vonohemi 1 apo 2 minuta. 

Këta me këto gjëra kërkojnë që të nxisin revolotë. Sepse unë e shikoj po na provokojnë, na flasin që ne të kundërpërgjigjemi me dhunë. 

P.sh të martën më erdhi mua familja në takim, më erdhi babai me hallën. Babin me lejuan, ndërsa hallën jo sepse nuk ka dokument”, shprehet Aliko. 

Gjitashtu, ai pretendon se drejtori i burgut i ka bërë presion të burgosurve që të votojnë.

“Unë jam Arbjon Aliko nga Lazarati, një i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës. Doja t’ju vija për situatën që është tani në burg pas 30 qershorit. 

Para datës së zgjedhjeve, në datat 28-29 drejtori i burgut, Genc Fejzollari, një person i korruptuar, ka rekrutuar disa vartësit e tij, policinë e burgjeve dhe i ka dërguar në dhomat e të burgosurve  duke i thënë: Dilni të votoni, sepse nëse nuk votoni në datën 30 do ju shtypim”, pretendon Aliko i cili gjithashtu pranon edhe kërcenimin ndaj drejtorit të burgjeve në Drenovë.

Aliko njihet edhe për akuzat e forta ndaj ish-minsitrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kryeministrit Edi Rama dhe ish drejtorit të përgjithshëm të policisë së Shtetit Artan Didi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKSAT E AUTOMJETEVE/ Do të rishikohen, ja 2 përcaktuesit kryesor
Previous article "HARRY POTTER"/ Një nga HITET që do t'ju bëj të kërceni këtë verë! (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT