Në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm të personave më aftësi të kufizuar. Kjo si pasojë ose e shkaqeve gjatë lindjes, ose gjatë jetës ku janë përballur me aksidente që kanë çuar deri në paralizim të gjendjes së tyre, duke i kthyer në persona me aftësi të kufizuara.
Të tillë persona ndahen në nënkategori. Por në vendin tonë statusin e PAK-ut duhet që ta marrësh tek zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në kryeqytet (ose në degët që këto zyra kanë hapur thuajse në të gjithë Shqipërinë). Në botë të gjithë ata persona që kanë statusin e PAK-ut janë edhe pjesë e shumë shoqatave, organizatave, edhe fondacioneve të rëndësishme jofitimprurëse.
Edhe në Shqipëri po luftohet për të drejtat maksimale të këtyre personave. Ndërkohë në vendin tonë ja cila është lista e dokumentave për të përfituar statusin e plotë të PAK:
- Fleta e Drejtimit për KMCAP
- Epikrizat mjekësore
- Vendimet e KMCAP-ve Rajonale
- Certifikatë familjare
- Fotokopje e kartës së identitetit
- 1 fotografi
Hapat e procedurës
Studion praktikat e dërguara nga Drejtoritë Rajonale të ISSH, merr masa për plotësimin e tyre, thërret dhe viziton apeluesin në mbledhjen e radhës dhe në varësi të shkakut të invaliditetit dhe gjendjes shëndetësore merr vendim mbi shkallën e humbjes së aftësisë për punë.
Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
- 1 muaj
Periudha e vlefshmërisë
- 1 vjeçare ose 3 vjeçare
Kostot
- Pa pagesë
Orari i Disponimit
- Nga e hëna – enjte ora 8.00 – 16.30, e premte ora 8.00 – 14.00/ Përgatiti: AlpeNews.al


