• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Adriatik Llalla, pasi i mori vrasësit 3 000 metra katrorë ullishte. Si u pajis me çertifikatë pronësie (DOKUMENTI)
Home
Uncategorized

SKANDALI/ Adriatik Llalla, pasi i mori vrasësit 3 000 metra katrorë ullishte. Si u pajis me çertifikatë pronësie (DOKUMENTI)

6 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Uncategorized

Adriatik Llalla, ish Prokurori i Përgjithsëm i Shqipërisë, pasi i “bleu” për 1.5 milionë lekë 3 000 metra katrorë ullishte në një nga zonat më të lakmuara të kryeqytetit, një të dënuari për vrasje dhe shumë krime të tjera, e ka shnderruar atë në titull pronësie.

Në këtë mënyrë njeriu që drejtoi organin e akuzës në Shqipëri, i ka dhënë vlerë juridike transaksioni të errët financiar me Eduart Enver Dushkun, 42 vjeçarin nga Sauku i Tiranës i cili ndodhet në burg dhe ka mbi supe një listë të gjatë akuzash dhe dënimesh, duke qene nje personazh shume i njohur për policinë dhe prokurorinë për shkak të bëmave të tij.

Pasi kanë firmosur Kontratën e Shitjes së pasurisë së paluajtshme përpara noterit (botuar sot në media), Adriatik Llalla ka hedhur edhe hapin tjetër.

Me anë të një akti tjetër në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Adriatik Llalla është kujdesur që të pajiset edhe me “Çertifikatë për vërtetim pronësie”. Një akt që i jep tjetër vlerë pronës së blerë me letra për një çmim qesharak prej 500 lekësh për metër katrorë, në Tiranë.

Siç do ta shohim në vijim të botimeve të “Alpenews” të fletëve të tjera nga superdosja e skandaleve të ish Kryeprokurorit, ky hap që po botojmë tani, nuk është hedhur pa qëllim nga ish Kryeprokurori i Republikes, sëbashku me një vrasës që në këtë rast është personi që “ia shet” pronën shefit të akuzës.

Pajisja me “Çertifikatë për vërtetim pronësie”, përveç të tjerash është bërë edhe pë një arësye tjetër. Llalla ka dashur ti japë jo vetëm vlerë juridike transaksionit të tij me një vrasës, por edhe një tjetër vlerë financiare.

Pas së cilës, siç do të zbulojmë hap pas hapi në orët dhe ditët në vijim, janë pjesë e një operacioni të errët në përfundim të të cilit, muaj pas muaji e vit pas viti, e kanë bërë Adriatik Llallën autor të një skeme që po hetohet për pastrim parashë. Pasi në fund, e kanë bërë atë miliarder.

KUSH ESHTE PERSONI ME TE CILIN KA HYRE NE MARREDHENIEN E ERRET TE BIZNESIT, ADRIATIK LLALLA?

Njoftimi i policisë së Tiranës, për arrestimin e EDUART DUSHKUT,

e ENJTE 1 MARS 2018:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Përsëritësi”, ku është bërë i mundur arrestimi në flagrancë, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”, i shtetasit:
• Eduart (Edison) Dushku, 42 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale: “Vrasja me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Kapja në flagrancë e këtij shtetasi u bë në rrugën e Elbasanit, ku gjatë kontrollit personal i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• Një armë zjarri pistoletë e tipit “TT” model 54 me kalibër 7.62 mm, me një krehër me 8 fishekë.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• Një armë zjarri automatike “Kallashnikov” 7.62 ,
• Njëmbëdhjetë fishekë pistolete model “Makarov”,
• Tetë kapsolla detonatore,
• Dy maska,
• Aparat celular i tipit “IPhone 7” me kartë SIM.
• Aparat celular i tipit “Samsung S7” me kartë SIM.
• Aparat celular i tipit “IPhone 8” me kartë SIM.

Gjithashtu për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 1995, datë 08.09.2017, kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest me burg”, për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, duke e zëvendësuar me masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Shtetasi në momentin e arrestimit ishte me masë sigurie “Arrest shtëpie”.

Nga ana e jonë u kryen veprimet e para proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Eduart Dushku, do t’i kalojnë Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” të parashikuara nga nenet 278 dhe 323 e Kodit Penal.
Eduart Dushku, rezulton me precedentë penale për veprat penale: “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje” ,”Kallëzim të rremë”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Përgatiti: Alpenews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tragjike/ Rrëzohet avioni rus në Siri, vdesin të gjithë personat në bord
Previous article Milani ka 13 ndeshje pa humbje, Gattuso kërcënon Ancelottin

Redaktor2

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT