Dy rojet e makinerive të firmës që do të ndërtojë HEC-et në Kaçinar të Mirditës, janë dhunuar fizikisht mbrëmjen e djeshme, ndërsa janë djegur edhe 4 automjete.
Firma ku ka ndodhur ngjarja pritet të ndërtojë HEC-e në këtë zonë.
Mësohet se është ushtruar dhunë ndaj dy rojeve të makinerive, të cilët janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmë mjekësore.
Dy personat e dhunuar kanë mbërritur në urgjencë me fraktura në trup, ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Për sa i përket ngjarjes në fjalë, policia raporton se nuk ka patur kallëzim për ushtrim dhune nga këta dy roje.


