Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Byro Politike”, u shpreh se nuk e shqetësonte opinioni i Elisa Spiropalit kur kjo e fundit deklaroi se Lulzim Basha dhe shumica e tij imagjinare, duhet të presin zgjedhjet e radhës, për t’u rikthyer në Parlament, pasi sipas Kryemadhit, ajo ishte mushkonja në gjithë xhunglën që po jetojmë sot.
Ajo foli dhe për një rikthim të mundshëm të Metës, në LSI.
Juli Xhokaxhi: E patë reagimin e Elisa Spiropalit?
Monika Kryemadhi: Po lërë Elisën e shkretë. Normal që nuk shqetësohet Elisa se me sa duket mendon që është trau i doganës, vazhdon me ato shtëpitë me qera dhe gjërat që ka atje nëpër prona.
Prandaj nuk pranon vetting Elisa se i dalin gjithë pasuritë që ka në emër të tjerëve që ia di gjithë Shqipëria, gjithë Fieri dhe gjithë Lushnja.
Arion Sulo: Duhet ti nxirrni këto Zonja Kryemadhi…
Monika Kryemadhi: Do t’iu nxjerrim po nuk është armiku im Elisa Spiropali, se unë nuk mendoj që sot shqiptarët s’kano bukë pse Elisa ka falsifikuar dokumente dhe ka nja 22 mijë m2 siç thonë qytetarët e shkretë atje në Fier.
Ndaj Elisa të merret me atë punë njëherë pastaj të flasi. Elisa është në virtualin e saj të çudirave por nuk qëndron problemi te Elisa Spiropali se Elisa është mushkonja e xhunglës në të cilën po jetojmë, kaq.
Juli Xhokaxhi: Zonja Kryemadhi, meqë zotin Meta nuk e kemi përmendur fare sot, është nga të rrallat intervista tuaja..
Monika Kryemadhi: Ç’e keni këtë qejf, që të më dëgjoni mua të flas për Ilir Metën?
Juli Xhokaxhi: Bashkë keni hyrë në politikë, bashkë keni bashkëjetuar në politikë, familje e më gjerë…
Monika Kryemadhi: Unë kam mbijetuar, nuk kam bashkëjetuar…
Juli Xhokaxhi: Vazhdon Partia Socialiste të këmbëngulë, që së paku do ta shkarkojë politikisht në parlament Ilir Metën..
Monika Kryemadhi: Po le të bëj ç’a të dojë.
Juli Xhokaxhi: Nuk ju intereson fare?
Monika Kryemadhi: Po fare, janë qesharakë.
Erl Murati: Teorikisht mund të ketë pasoja të brendshme te Lëvizja Socialiste për Integrim…
Monika Kryemadhi: Pse? Ka thënë nuk vij te LSI-ja. Po të dojë të vij, le të vije. Ne do bëjmë dhe zgjedhjet shumë shpejt, përfitoj nga rasti të njoftoj gjithë anëtarët e LSI të paraqiten pranë zyrave të LSI..
Juli Xhokaxhi: Do e sfidoni Ilir Metën po u kthye në LSI?
Monika Kryemadhi: Të jeni të bindur që nuk do kthehet në LSI.


